6.5 C
Pristina
Sunday, October 17, 2021

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar.

Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese me Chisako Kakehi, një vejushë 67-vjeçare që e takoi përmes një agjencie japoneze të “takimeve”.

Brenda dy muajsh, çifti u martua, u vendosën së bashku dhe filluan një jetë në dukje të lumtur në Muko City të Kiotos, duke bërë ëmbëlsira orizi për festimet e Vitit të Ri, përcjell OurKosovo.

Por Isao Kakehi nuk jetoi për të parë Vitin e Ri.

Më 28 dhjetor, ai u bë viktima e katërt dhe e fundit e “Vejushës së Zezë” të Japonisë.

Bëhet fjalë për Chisako Kakehi, që tani 74 vjeç, është në dënim me vdekje për vrasjen e tre partnerëve romantikë dhe tentativën e vrasjes së një të katërti.

Vrasjet filluan në vitin 2007, kur ajo ishte 61 vjeçe, por ajo i shpëtoi dyshimit derisa vdekja e Isao Kakehi nxiti një hetim policor që rezultoi në arrestimin e saj në vitin 2014.

Në vitin 2017, ajo u dënua me vdekje pas një prej gjykimeve më të gjata në Japoni.

Një apel për të rrëzuar vendimin dështoi këtë qershor.

“Ajo përdori një agjenci për t’u njohur me viktimat e moshuara njëra pas tjetrës dhe i helmoi pasi i bëri t’i besojnë asaj”, tha gjykatësi në vendimin e qershorit, sipas transmetuesit publik NHK.

Rasti mahniti Japoninë dhe nxori në pah rreziqet që fshihen në internet nga “mashtrimet e dashurisë”.

Dhe gjithashtu ka bërë që vendi të pyesë se pse një grua në vitet e fundit të jetës së saj do të fillonte të vriste burrat që pretendonte se i donte. /OurKosovo/

Lajmet e fundit

Kurti: Në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor s’duhet të ketë fonde të BE-së pa vlera të Evropës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje nga fjalimi i tij sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë. Ai ka thënë se...

Macron: Dialogu Kosovë-Serbi duket shumë kompleks

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në përfundim të samitit të Brdo foli për një situatë komplekse në Ballkan. Macron iu referua problemeve mes Kosovës dhe...

Syla i reagon ashpër drejtorit të Policisë që nuk ofroi garancë të mjaftueshme për krerët e UÇK-së

Gazetari Valon Syla ka reaguar në rrjetin social Facebook pas raportimit se Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, nuk ka ofruar garanci të...

Zuckerbergu i mohon akuzat e informatores, Frances Haugen

Shefi i rrjetit social Facebook i është kundërpërgjigjur informatores Frances Haugen, duke thënë se dëshmia e saj se kompania mendon më shumë për përfitimet...

TE NGJASHME