8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Edita Tahiri: Kosova e Serbia duhet të jenë gati për luftë

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në Bruksel, ka folur në lidhje me situatën në pjesën veriore të Kosovës, pasi që Qeveria e Kosovës fillojë të aplikojë masën e reciprocitetit me Serbinë për targat.

Tahiri në emisionin DIREKT në ATV pasi ka treguar disa raste kur Serbia ka tentuar të destabilizojë situatën në Kosovë, ka thënë se Kosova por edhe Shqipëria aq sa duhet të jenë të gatshme për dialog me Serbinë, aq duhet të jenë të gatshme për ta mbrojtur territorin shqiptar.

“Jo vetëm ne por edhe Shqipëria duhet të kuptojmë që me Serbinë, po aq sa jemi të gatshëm për dialog, aq duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë tokat shqiptare sepse provokimet e Serbisë dhe inkurajimet e Vuçiqit vijnë nga Moska, ndërsa ne i kemi partnerët perëndimor të cilët janë për dialog, nuk janë për luftë”, tha ajo.

Tahiri ka shtuar se nuk është hera e parë që Serbia përdor agresivitetin kundrejt vendimeve të Qeverisë së Kosovës, pasi kjo ka ndodhur edhe më parë.

“Nuk është hera e parë që ka këso agresivitetit nga ana e Serbisë, përfshi agresivitetin dhe avionët. Kjo ka ndodhur edhe në vitin 2011-të kur refuzonte të pranonte reciprocitetin në tregtinë e lirë, atëherë me kërkesën time si kryenegociatore kërkova nga Qeveria Thaçi dhe nga Ministria e Tregtisë, Mimoza Kusari. Unë iu thashë vendosni reciprocitetin sepse vetëm kështu bindet Serbia dhe ata e pranuan dhe vendosën reciprocitetin derisa unë vazhdoja negociatat në Bruksel”, tha ajo.

Tutje Tahiri ka treguar edhe në dy raste tjera ajo ka vendosur reciprocitet me Serbinë.

“Të njëjtën e kam bërë edhe dy herë tjera, edhe me rastin kur Serbia nuk lejoi kalimin e teksteve shkollore, kërkova nga Ministria e Arsimit unë prej Brukseli që të vendoset reciprocitet në tekstet shkollore, ishte Arsim Bajrami. Dhe herën e tretë kam kërkuar nga Hykmete Bajrami që të vendos reciprocitetin për naftën dhe gazin, sepse Serbia nuk pranonte certifikatat e ADR-së, kur u vendos reciprociteti sapo u kthyem në Vjenë ku ishin bisedat menjëherë Serbia i pranoi”, tha ajo.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME