14.7 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021

Tensionet me Serbinë/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, detaje çka u diskutua

Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.

Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

***

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë tashmë ka përfunduar, ani se Qeveria e Kosovës nuk e bëri të ditur se kur saktësisht nisi ajo.

Zyrtarët më të lartë të shtetit dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë këshill tashmë janë larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti pasditen e sotme njoftoi se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë ka përfunduar, ani se Qeveria e Kosovës nuk e bëri të ditur se kur saktësisht nisi ajo.

Zyrtarët më të lartë të shtetit dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë këshill tashmë janë larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti pasditen e sotme njoftoi se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë kryesohet nga kryeministri, derisa anëtarë të përhershëm janë zëvendëskryeministrat, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Punëve të Jashtme, i Drejtësisë, Ekonomisë dhe Financave, si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim.

Ky këshill ka edhe anëtarë të tjerë këshillëdhënës siç janë drejtori i Policisë së Kosovës, drejtori i AKI-së, zyrtarë të FSK-së, këshilltarë të lartë dhe të sigurisë së kryeministrit dhe presidentes dhe të tjerë.

***

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë hyrë brenda ndërtesës së Qeverisë ku pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

Në objektin e qeverisë ka arritur edhe shefi i Agjencionit Kosovar për Inteligjencë Petrit Ajeti dhe zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk është bërë e ditur se në çfarë ore do të nisë.

Kryeministri Albin Kurti pasditen e sotme njoftoi se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas situatës së krijuar në veri të vendit. /OurKosovo/

Lajmet e fundit

Kurti: Në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor s’duhet të ketë fonde të BE-së pa vlera të Evropës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje nga fjalimi i tij sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë. Ai ka thënë se...

Macron: Dialogu Kosovë-Serbi duket shumë kompleks

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në përfundim të samitit të Brdo foli për një situatë komplekse në Ballkan. Macron iu referua problemeve mes Kosovës dhe...

Syla i reagon ashpër drejtorit të Policisë që nuk ofroi garancë të mjaftueshme për krerët e UÇK-së

Gazetari Valon Syla ka reaguar në rrjetin social Facebook pas raportimit se Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, nuk ka ofruar garanci të...

Zuckerbergu i mohon akuzat e informatores, Frances Haugen

Shefi i rrjetit social Facebook i është kundërpërgjigjur informatores Frances Haugen, duke thënë se dëshmia e saj se kompania mendon më shumë për përfitimet...

TE NGJASHME