9.2 C
Pristina
Monday, October 18, 2021

Kemi vetëm dy zgjidhje: O ta braktisim Kurtin e t’i përkulemi Vuçiqit, o të dëshmojmë se meritojmë atdhe e shtet!

Albin Kurti sot nuk e ka të lehtë, sepse përballë vetes nuk i ka vetëm luftënxitësit që e drejtojnë Serbinë, por edhe ‘paqendërtuesit’ shqiptarë që tani përballen me të shkuarën e vet të turpshme, gjatë së cilës, nuk ndërtoni shtet, por vila e shtëpi të shtrenjta për vetveten ,raporton OurKosovo.

Shkruan: Kim MEHMETI

Kryeministri i Kosovës sot është duke ndërmarrë atë që duhej ta bënin burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të vendit: njëherë e përgjithmonë të qartësonin nëse Kosova është shtet i pavarur me kryeqendër Prishtinë, apo një protektorat i Serbisë.

Andaj të vjen për të vjellë kur sheh se edhe në këto rrethana, ka politikanë e ‘mendjehapur’ shqiptarë që i kritikojnë veprimet e Kurtit, e të cilët dekada me radhë nuk vepruan, por duke iu nënshtruar Beogradit, vetëm përfituan dhe të cilët, për ta mbuluar të shkuarën e vetë poshtëruese, thuajse më shumë e dëshirojnë dështimin e Albin Kurtit, se sa demaskimin e Beogradit luftëndjellës.

Dhe tani, kur aeroplanët serb e kërcënojnë Kosovën, ne shqiptarët mund për shumëçka të mos pajtohemi mes vetë, por jo edhe për atë se Kosova sot përballet me atë që duhej të përballej që dje, pra ajo përballet me atë që nëse do e shmangte sot do duhej ta bënte nesër: ta shpërfaqë të vërtetën se Serbia dinë të nxitë luftë, por jo edhe të ndërtojë paqe si dhe, ta shpalosë të vërtetën se mjedisi i natyrshëm i burrështetasve të sotëm serb është lufta, e jo paqja!Andaj nëse Beogradi ka vendosur të mbetet atë që ka qenë – kryeqendra e luftërave të reja ndërkombëtare – atëherë, sado paqësorë qofshim, ne s’kemi si e pengojmë këtë.

Dhe kjo neve mund të na përballë vetëm me dy zgjidhje: o ta braktisim Kurtin e t’i përkulemi Vuçiqit, ose të dëshmojmë se meritojmë atdhe e shtet! /OurKosovo/

Lajmet e fundit

Kurti: Në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor s’duhet të ketë fonde të BE-së pa vlera të Evropës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje nga fjalimi i tij sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë. Ai ka thënë se...

Macron: Dialogu Kosovë-Serbi duket shumë kompleks

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në përfundim të samitit të Brdo foli për një situatë komplekse në Ballkan. Macron iu referua problemeve mes Kosovës dhe...

Syla i reagon ashpër drejtorit të Policisë që nuk ofroi garancë të mjaftueshme për krerët e UÇK-së

Gazetari Valon Syla ka reaguar në rrjetin social Facebook pas raportimit se Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, nuk ka ofruar garanci të...

Zuckerbergu i mohon akuzat e informatores, Frances Haugen

Shefi i rrjetit social Facebook i është kundërpërgjigjur informatores Frances Haugen, duke thënë se dëshmia e saj se kompania mendon më shumë për përfitimet...

TE NGJASHME