15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Rrëfimi e vajzës që ishte me babanë e saj në spital: Zjarri ka filluar teksa mjekët po përpiqeshin ta ringjallnin një vajzë

Një vajzë nga Tetova e cila ishte me babin e saj në spitalin modular ka treguar se si ka ardhur deri shpërthimi i zjarrit. Sipas saj kjo ka ardhur pasi në dhomën afër tyre mjekët me defibrilator kanë tentuar ta reanimojnë një vajzë tjetër, që ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në momentin e intervenimit, siç thotë ajo, ka dëgjuar britma në dhomën afër se duhet të reanimohet vajza, mjekët dhe motrat kanë qenë të shpërndarë, ndërsa menjëherë pas asaj janë dëgjuar britma se ka filluar zjarri.

Se a mund të shkaktohet zjarri nga defibrilatorit e kanë konfirmuar edhe mjekët e repartit infektiv të spitalit, me të cilët Pacenzur kshte biseduar anonimisht. Sipas këtyre versioneve, është e mundur që deri tek zjarri ka ardhur si pasojë e problemit të prizës së rrymës në të cilën ka qenë i kyçur defibrilatori, ose shkëndijat e defibrilatorit e kanë shkaktuar zjarrin.

Ky version ende nuk është i konfirmuar nga autoritetet.

Vajza që ka dhënë këtë dëshmi thotë se zjarri është shpërndarë me shpejtësi të madhe, por ajo me ndihmën e personelit mjekësor ka arritur që përmes dritares ta largojë babanë e saj.

“Kam parë njerëz të djegur, shumë të lënduar, ka qenë e tmerrshme! Këtë nuk ia dëshiroj askujt ta përjeton. Spitali është djegur për disa minuta, në ato dy minuta kush ka arritur të shpëtojë, ka shpëtuar, është djegur shumë shpejtë”, dëshmon vajza e lartpërmendur.

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME