15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

“Një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur”/ Baza ushtarake në Lezhë, ndër 5 më sekretet në botë?

Shumë baza ushtarake – ose jo – fshehin mistere të panumërta në botë, mes teorish të shumta konspirative dhe sekreteve ushtarake.

Së fundmi, në një renditje për pesë bazat ushtarake ndër më sekretet në botë, të zhvilluar nga media e specializuar në fushën ushtarake, “Sofrep”, është radhitur edhe baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës.

Katër të tjerat të radhitura, janë Pine Gap në Australi, Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Britani e Madhe, Kapustin Yar në Rusi dhe Kasaforta e farave bimore në Svalbard, Norvegji.

Baza e Gjadrit, është një trashëgim e kohës komuniste. E ndërtuar në një shpat mali, ajo përbëhet nga tunele deri në 600 metra thellësi.

Kjo bazë, nuk ka qenë thjesht një vend tërheqjeje për ushtrinë. Në fillim të viteve 70’, ajo u bë strehë e dhjetëra avionëve rusë MiG dhe disa avionëve ushtarakë kinezë.

Baza e Gjadrit është po ashtu shumë e ngjashme me atë të ishujve Svalbard në Norvegji. Kjo, për shkak të terrenit të thepisur.

Një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur!

Nga tunelet mund të dalin në fluturim menjëherë avionët. Një labirint i vërtetë tunelesh janë brenda mureve të betonta. Por, nëse del jashtë portës së hekurt, një manovër e kryer keq mund ta shpjerë pilotin në fatalitet.

MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Këta ishin avionët më të gjendur aty. Disa prej tyre madje, ende vijojnë të jenë brenda tuneleve.

Zyrtarët shqiptarë ende nuk dinë si t’i “heqin qafe” ato, por një pjesë janë shitur për skrap.

Një opsion tjetër, është ai i shfaqjes së tyre në muze, si kontekst historik.

E ngjashme aq shumë edhe me kontekstin e bunkerëve në Shqipëri, baza e Gjadrit është shembulli perfekt i vetëmbrojtjes halucinogjene diktatoriale të Enver Hoxhës.

Me fluturimin e fundit të zhvilluar në vitin 2004, asnjë personel nuk ndodhet më aty. E boshatisur si është sot, vështirë ta mendosh se vetëm dy dekada më parë, ushtarët mbushnin tunelet me avionët në të.

Jeta ama, mund të gëlojë sërish aty. Ndoshta, si një vend turistik – ashtu si jetë kanë parë bunkeret anti-atomike në Tiranë.

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME