15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Merret vendimi rreth vendosjes së studentëve nëpër konvikte

Qendra e Studentëve do të bëjë verifikimin e të gjitha e të studentëve se a janë të vaksinuar apo jo.

Në të kundërtën ata duhet të kenë dëshmi se janë negativë, testim që duhet ta bëjnë çdo dy apo tri ditë, ka konfirmuar drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta, në një intervistë për Ekonomia Online.

“Për çfarëdo varianti që të vendoset a do të mbushet Qendra e Studentëve me kapacitete të plota apo të përgjysmuara sigurisht se do të kërkohet një dëshmi e një pasaporte të vaksinës apo që studentët të bëjnë çdo ditën e dytë apo të tretë testin si është me rregullore mirëpo përfundimisht është vendosur që në momentin e vendosjes në konvikt ata do verifikohen”, tha Sfishta.

Ai thotë se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet varësisht prej kapaciteteve që u lejohen, duke theksuar se do pranojnë aq studentë sa ju rekomandohet.

“Në fakt ne jemi duke i bërë përgatitjet sikur mos të ketë pandemi, dhe urojmë që të na lejohet që të pranohen gjithë studentët aq sa kemi kapacitete, mirëpo fjala e fundit do të jetë e institucioneve shëndetësore se çfarë vendimi do të marrin për akomodim të studentëve në Qendrën këtu”.

“Ne jemi të gatshëm t’i pranojmë aq sa kemi kapacitete edhe me staf edhe me gjitha mjetet logjistike që i kemi në dispozicion, mirëpo tash është në dorën e tyre se çfarë rekomandime do të na japin në mënyrë që të dimë dhe ne si të veprojmë”, theksoi tutje ai.

Tutje Sfishta theksoi se në krahasim me vitin e kaluar ku qendra ka pasur numër më të vogël studentëve, në rast se tash vendoset që të mbushet numri i tyre, atëherë do jetë një sfidë sa i përket menaxhimit nga pandemia, raporton EO.

“Neve vitin e kaluar kemi kaluar shumë mirë me atë numër të studentëve pra me një student në një dhomë, mirëpo në rast se sivjet vendoset që të mbushim të gjitha kapacitetet atëherë kjo do jetë një sfidë në vete në aspektin shëndetësor duke pasur parasysh se tash edhe varianti i fundit i Covidit është shumë më i përhapur ne do të shohim se si do veprojmë me ato masa të cilat akoma i kemi në funksion”, deklaroi Sfishta.

Në rast të vendosjes së plotë të studentëve ai deklaroi se nuk do të ketë nevojë që të ketë staf shtesë, ngase shumica e tyre janë të vaksinuar.

“Me stafin që e kemi e kemi menaxhuar edhe më herët, jashtë pandemisë dhe besoj që nuk na duhet staf shtesë pasi do menaxhojmë edhe pse kemi punë më shumë shkak pandemia. Pothuajse pjesa më e madhe e stafit të qendrës është e vaksinuar, disa prej tyre kanë terminët dhe po presin për tu vaksinuar”, përfundoi ai.

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME