17.2 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Edhe një ngjarje e rëndë: Vdes shqiptarja në Nju Jork nga Covid-19, 12 anëtarë të një familjeje në spital

Njohësi i çështjeve politike në Amerikë Bleron Baraliu, ka thënë se një shqiptare 49-vjeçare në Nju Jork ka vdekur si pasojë e Koronavirusit.

Ai ka thënë se e njëjta nuk kishte sëmundje tjera, mirëpo ajo nuk ishte e vaksinuar, përcjell Bota sot.

Baraliu ka treguar se 12 anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden në spital nga Covid-19 dhe se këtë ia ka konfirmuar një mik i tij në telefon.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim dhe të mos u besojnë konspiracioneve “djallëzore” se vaksinat anti-Covid nuk janë të sigurta.

Reagimi i tij në Facebook:

Edhe një ngjarje e rëndë mbi injorancën tonë

Dje më thirri një mik në telefon dhe më tregoi që kishte plotë 12 anëtarë të familjes së gjerë (shqiptarë në Nju Jork) në spital nga Covidi. Sapo kthehej nga funerali, sepse një nga ta, një grua e re 49 vjeçe pa asnjë sëmundje shtesë nuk kishte mbijetuar!

Dhimbja mu shtua kur kuptova që këta bashkatdhetarë kishin rënë pre e propagandës cinike dhe nuk kishin marrë vaksina. Sa për dijeni, miku im përveç së është intelektual, është edhe person me influencë e peshë në komunitetin tonë këtu, por prapë nuk kishte arritur t’i bindte ata…

Ndoshta gjithë ky kob i zi do ndikojë që të flakim injorancën dhe përqafojmë shkencën – e cila, po, është e bazuar mbi probabilitet dhe jo saktësi ekzakte!, sepse ekzaktësia në mjekësi i takon mbinatyrës, por ky probabilitet si i tillë është shpëtim jetërash.

Nëse je injorant dhe nuk kupton as mjekësi dhe as matematikë e probabilitet (dhe këtu nuk mund të llogaritësh pallavrat që ke lexuar në gugëll-sëRRç), atëherë të lutem, mbylle gojën, merre vaksinën, dhe kurrë mos të të dëgjojë tjetri se si vaksina është e pasigurt ndërsa njohuritë tua të reja sharllatane zbulim epokal mbi konspiracione djallëzore ndërkombëtare.
Advertisement

Ai ose ajo që këshillon kundër vaksinimit sot merr mbi supe jeta njerëzish. Kupto këto! Kjo është një gjendje lufte, mos u bë minahedhës mes bashkëkombasve tu!

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME