15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

“Arrestimi i peshqve të mëdhenj”/Kur pritet të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën?

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka takuar Komisionerin për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi, në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, ku zyrtarë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme, po diskutojnë për të ardhmen dhe mundësitë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai falënderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet skepitike.

Kryeministri Kurti e njoftoi Varhelyi për angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma dhe e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi.

Komisioneri Varhelyi theksoi mbështetjen që Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i japë Kosovës në procesin e reformave.

Lidhur me këtë, për “Bota sot”, kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike.

Berisha shprehet skeptik për liberalizimin e vizave

Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka deklaruar se në kohët e fundit, nuk ka sinjal nga shtetet anëtare në raport me lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Berisha u shpreh skeptik për liberalizimin e vizave, kanë qenë por ende vazhdojnë të jenë edhe disa nga shtetet që e kanë njohur Kosovën.

“Nuk ka asnjë sinjal kohëve të fundit që ka ndonjë ndryshim substancial në kryeqytetet e shteteve anëtare, në raport me lëvizjen e lirë të kosovarëve. Në këtë çështje specifike, por edhe me politikën e zgjerimit në përgjithësi, divergjencat brenda BE-së e kanë pamundësuar marrjen e vendimeve tash e sa kohë. Gjithashtu, duhet theksuar në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën skeptike kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin edhe disa shtete njohëse”, ka thënë ai.

Sipas tij, për Kosovën është argument i fortë propozimi për heqjen e vizave nga Komisioni Evropian.

Por, vendimet e Këshillit janë rezultat i kalkulimeve edhe ndërmjet shteteve anëtare.

“Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për Kosovën. Për Kosovën ky është një argument i fortë, por vendimi i takon Këshillit Evropian që përbëhet nga shtetet anëtare. Anash pjesës teknike të kritereve, vendimet e Këshillit kanë dëshmuar të jenë rezultat edhe i kalkulimeve të politikës brenda dhe ndërmjet shtete anëtare”, ka deklaruar Butrint Berisha për gazetën “Bota sot”.

“Kur do të ndodhë liberalizimi?”

Ndërsa, analisti Faton Mehmeti, ka theksuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë atëherë kur të arrestohen të korruptuarit, madje me arrestimin e tyre, sipas Mehemtit, Kosova do ta dëshmojë në BE se është e interesuar për ta luftuar korrupsionin.

Kjo pasi që, Kosova shihet vetëm si shtet i korrupsionit dhe i krimit.

“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë derisa nuk arrestohen disa nga “peshqit e mëdhenj” për korrupsion. Arrestimi i disa prej tyre do të jetë sinjal i fortë të cilin po e presin thuajse të gjitha shtet e BE-së, si dëshmi që Kosova është seriozisht e interesuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ka skepticizëm në disa nga vendet kryesore të BE, ngase Kosova shihet si burim i korrupsionit, krimit dhe çdo gjë negative. Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Kurti, nuk do të ketë liberalizim, derisa nuk arrestohen kokat kryesore të kapjes së shtetit, e të cilët janë burim i korrupsionit dhe varfërisë së qytetarëve, dy nga segmentet kryesore pse nuk ka liberalizim, nuk do të ketë derisa këto të dyja nuk ndryshojnë”, ka deklaruar Mehmeti.

“Nuk ka shpresa për liberalizim”

Ndërsa, juristi Blerim Burjani, ka potencuar se Kosova duket shumë larg nga procesi i liberalizimit të vizave, madje sipas tij, nuk ka as shpresa për këtë.

Burjani shtoi se Kosova ka numër enorm që duan të largohen nga shteti, gjë që paraqet destabilitet për BE-në.

“Kosova në këtë kohe duket edhe shumë larg nga ky proces, nuk ka shpresë për këtë çështje fare edhe për një kohë të gjatë, mos ecja e dialogut përpara me Serbinë, Kosovës po ia humb mundësinë për të shkuar në këtë drejtim përpara. Gjasat janë minimale, pasi që Kosova ka një numër enorm që dëshirojnë të largohen nga shteti, kjo paraqet destabilitet për BE-në dhe për sigurinë e BE-së, pra nuk ka gjë prej kësaj pune edhe dy vjet”, ka thënë Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME