15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

“Ramush Haradinaj përfundon në burg”, ky është skandali më i madh i pasluftës në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati ka thënë se toka që Agjencia Kosovare e Mirëbesimit/Agjencia Kosovare e Privatizimit e kishte privatizuar për gjashtë euro arin, në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ishte vlerësuar me 3.700 euro/ari, duke akuzuar ish Qeverinë e Ramush Haradinajt se kishte marrë vendim që të njëjtën tokë, ta shpronësojë për 1.200-fish më shumë.

“Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njejtën tokë t’a shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi (me fjalë: njëmijë e dyqind fishi i çmimit të privatizimit). Sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 (katër mijë) euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000 (katër milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) euro”, ka deklaruar Murati, duke shtuar se nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro.

“Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë. Fakte si kjo, ka edhe shumë të tjera”, ka shkruar Ministri Hekuran Murati.

E lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti thotë se po të ndodhtë një gjë e tillë në ndonjë shtet tjetër, ai njeri do të përfundonte përgjithmonë jashtë politikes.

Foto: Faton Mehmeti

“Qeveria Haradinaj ka qenë e njohur për shpërdorim të parasë publike pa asnjë kriter, kanë shpenzuar edhe paratë e rezervave për film, diçka që po të ndodhtë në ndonjë shtet normal një njeri i tillë do të përfundonte përgjithmonë jashtë politikës”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, Ramush Haradinaj do të përfundonte në burg, nëse drejtësia në Kosovë nuk do të ishte e kapur.

“Kur shtojmë pastaj këtu edhe dallaveret me shpronësim të tokave me 1.200 fish më shumë, atëherë Haradinaj do të përfundonte edhe në burg. Mirëpo, pasi drejtësia është e kapur, atëherë një gjë e tillë nuk pritet të ndodh. Edhe hetimet për një gjë të tillë mungojnë, kështu do të jetë derisa nuk kemi një drejtësi të re nga e cila do të zbatohet vetëm ligji”, deklaron më tej analisti Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se skandali me tokat, është një ndër skandalet me të mëdha në Kosovën e pasluftës.

“Hekurani është ministri më i zoti i qeverisë Kurti, kjo gjë po e shqetëson Ramushin që ka nisur një luftë politike me të, luftë që e ka të humbur tashmë. Skandali me tokë është ndër skandalet më të mëdha të pasluftës, në të cilën humbësit janë qytetarët e vendit. Klasa politikë, oligarkia është ajo që ka përfituar më së shumti nga kjo, pjesë e të cilës është vet Ramushi”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME