15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Për çfarë janë përpëlitjet e politikanit “amfib” dhe kontraverz Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kohë më parë, po ky do shprehte pritshmërinë edhe kthimin e Vjosa Osmanit, tani kur është presidente e vendit ?! Do të shoqërojë kryetarin e LDK Lumir Abdixhiku për në takim, në Shkup, me Zoran Zaev, po dhe ishte hezitimi se “Luta e çoi Abdixhikun te Rama e Rama i çon të dy te Zaevi”, dhe “Në fund do përfundojnë te Aleksandër Vuçiq!” – prof.Dr.E.Bytyçi. Takimi nuk ishte mes dy liderë partish, por takim me kryeministrin, ndodhi në kabinetin e kryeministrit, jo në selinë e LSD. Lutfi Haziri, këtu, si “një emisar special”- por i kujt dhe nga kush dhe pse?

Dhe lëvizja e radhës e tij, paralajmërimi për rikthimin e Agim Veliut në LDK, që i jep epitetin “nënkryetar historik”– mbase këtë epitet e adhuron për vete. Për çfarë rikthimi, kur ai është brenda LDK?! Pra, çfarë e shqetëson Lutfi Hazirin, që nuk po gjen qetësinë, këtë ithtar të kompromisit për korrigjim dhe shkëmbim territoresh, dhe cilat do jenë lëvizjet e radhës që do të tërheq ky politikan kontraverz? Nga kjo, le të kuptohet se loja e para 14 marsit nuk ka mbaruar – pra loja vazhdon!

… të kuptojmë se kush është Lutfi Haziri?

Është nga ta, që dinin të kapnin kthinat, politikan amfib dhe me zgjuarsi që i mbijetoi, më 9 dhjetor 2006, Kuvendit të VI-të Zgjedhor që kishte ndërprerë punimet. Një Kuvend ku ndodhi Bellum omnium contra omnes (Secili kundër secilit). E gjitha kjo nga mosdurimi, egoizmi, egocentrizmi që edhe u quajt Kuvend i “përgjakur” i karrigeve, ku dhe Lutfi Haziri kishte hile në dihotominë e LDK-së.

Arriti t´i mbijetoi edhe Kuvendit të 14 marsit, ky që ishte si nënkryetar i dorëhequr dhe absurdi, ky sërish iu rrekë kreut të partisë, kjo falë zgjuarsisë së liderit, që të shmanget një tensionim që mund të ndodhte dhe sot zë vend në kreun e partisë. Kishte qenë ky një blof i paramenduar dhe i konstruktuar mjaftë mirë nga ky. Pra, jo vetëm se iu shmang përgjegjësisë, po edhe arriti të rizgjidhej!!!

Po tani, Lutfi Hazirit dhe disa të tjerë dhe sot brenda LDK-së,nuk u është bërë qartë dhe të kuptojnë se koha e “kapjes së kthinave” ka kaluar. Dhe tani, po Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kritikon Kryeministrin Kurti se: “Kurti nuk është i gatshëm me negociuar, vetëm flet për dialogun”. Ky është Lutfi Haziri që mbështet kompromisin në dialog me Serbinë, me shkuarje tek Zaevi, mbase edhe “Open Ballkan”…?!!!

Shmangiet e Lutfi Hazirit nga përgjegjësia

Atëherë si ndodhi që të dorëhequrit, kryetari dhe kryesia, t´i shmangeshin përgjegjësisë dhe nënkryetarët sërish të zënë pozitat kyçe në udhëheqjen e partisë.

Tek partitë normale paraqitja e dorëheqjes, nga një lider dhe zyrtarë tjerë, mund të vijnë nga rrethanat politike të shkaktuara, ashtu që partisë politike t’i mundësohet apo hapen rrugët për një riorganizim dhe reformim në ripërtërirjen e fuqisë politike dhe ndikimit.

Kur lideri paraqet dorëheqjen, duke theksuar se këtë e bënë si shprehje e përgjegjësisë për rezultatin e dobët në zgjedhje apo mossuksesit. Demokracitë e zhvilluara perëndimore kanë mjaftë shembuj për rastet kur lideri tërhiqet, të cilët me dorëheqjet duke marrë përgjegjësinë, njëkohësisht duan të nxisin praktikën e marrjes së përgjegjësisë.

Ndryshimet kuadrovike, organizative apo ndryshimet programore në një parti zakonisht janë të shtyra nga humbja që vjen nga zgjedhjet. Ky paraqet grusht për kreun e partisë dhe partinë, nga i cili ajo duhet të kërkoj sa më shpejtë të rikuperohet.

Në këto zgjedhje çka ndodhi me Lidhjen Demokratike? Një humbje me rënie drastike si asnjëherë në historinë e saj. Kështu do e vlerësonin edhe si një “nokdaun” politik, gjitha për fajin e kryetarit të sajë Isa Mustafa dhe kryesisë. LDK kishte pësuar edhe një sërë humbjesh në zgjedhje, por nuk merrnin përgjegjësinë, ngase ishin autokratë brenda partisë, pavarësisht retorikës, andaj ishte e pamundur tu bëhej presion brenda partisë.

A ironizonin Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri këta liderë kontraverz, dhe me kënd? Dhe, pse e kishin bërë këtë veprim?

Si i kishte vënë në huti mediat, vetëm një gazetar, nga fundi i kishte shtruar pyetjen “A keni dhënë dorëheqje?” dhe ai përgjigjet: “Unë po e thërras Kuvendin dhe është shenjë që unë po tërhiqem…” gazetari mori përgjigjen, se ai nuk kishte dhënë dorëheqje, pra ishte një ”…shenjë se unë po tërhiqem.” Nga kreu i partisë largoheshin vetëm atëherë kur janë të shtyrë fuqishëm.

..e shihnin si “një përgjegjësi objektive, fajtor “elektorati ynë rrëshqiti drejt LVV ..”

Që në fjalën e parë kishte thënë se “vlerësoj rezultatin e keç që morëm dhe ishte e papritur” dhe për këtë vazhdon “…barti përgjegjësi objektive si Kryetar edhe pse unë nuk isha pjesë e këtij procesi të zgjedhjeve”?! Kjo ishte alibi e Isa Mustafës për të shmangur përgjegjësinë – diletantizëm i tij.

Çfarë përgjigje kjo anakronike, mistifikim eklatant. Do thotë se nuk merr përgjegjësi personale po faktori i kësaj disfate nga qenka objektiv kur thotë “elektorati ynë rrëshqiti drejtë LVV dhe më vonë e shohin se sa kanë gabu”. Pra përgjigje kontraverze dhe mos pranim i bartjes së përgjegjësisë!

Dhe ajo që bie në sy, në një pyetje nënkryetarit, që nuk u dëgjua mirë Lutfi Haziri, ky i fundit jep përgjigjen “e tërë Kryesia tani është në dorëheqje”, përkundër asaj që Isa Mustafa nuk kishte përmend këtë.

Të nesërmen, kemi deklaratën e Liderit me tentim të largimit të përgjegjësisë dhe nga nënkryetarët dhe kryetarët e degëve, se ata nuk duhet dhënë dorëheqje, pra alibi ishte krijuar se faktori ishte objektiv, mbrojtje kjo një eufemizëm. Kur Isa Mustafa thotë se LDK do të vazhdoj dhe se nuk do lejohet shmangie nga principet programore, kujt i drejtohej kjo, çfarë mesazhi dërgoi? Nga këtu kuptohet ajo përse ky lider nuk ishte i gatshëm të bënte reforma në parti dhe të ndryshonte.

Dhe nuk është rastësi deklarimi “se dorëheqja e Isa Mustafës është me bisht”, nga ish presidenti prof.Fatmir Sejdiu.

Në Kuvendin e 14 marsit, delegatët kishin rënë pre në kurthin e Kryesisë në “dorëheqje” kontraverze duke u bërë koncesion për të gjitha të bëmat, në vend se t´i shkarkonte nga funksioni ky Kuvend, të shkarkoheshin kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët Lutfi Haziri, Agim Veliu, Haki Rugova. Por ja që nuk e bënë?! Po me pietet i personifikuan duke i dhënë Isa Mustafës epitetin “kryetar nder” dhe Lutfi Hazirin, sërish e bënë nënkryetar. Absurd në vete!

Përse u shpërfill statuti? Neni “27.1 Për punën e tij, Kryetari i përgjigjet Kuvendit të LDK-së. Me propozimin e 1/3 së anëtarëve të Kuvendit, mund të ngrihet çështja e votëbesimit të Kryetarit. Votimin për besim mund ta ngrejë edhe vetë Kryetari. 27.2 Me votim për shkarkim, në përputhje me nenin 21, pushon mandati i Kryetarit të LDK-së. Kuvendi nuk duhej pranuar dorëheqjet – po të bënin shkarkimin e kryetarit Isa Mustafa dhe tre nga nënkryetarët Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova.

Veprimeve të Lutfi Hazirit i kishin paraprirë edhe zëra tjerë në Lidhjen Demokratike, si Driton Selmanaj, me reagimin për herë të dytë brenda një dite, në lidhje me Kryesinë dhe kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili kishte shkruar se “turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosa Osmanin është përpjekje për ta dëmtuar edhe më shumë LDK-në, po kështu më vonë do vepronte edhe Isa Mustafa, se Lumiri po mbështet Albin Kurtin si Kryeministër. Pra të pakënaqurit dhe idhnakët tani me Hazirin, brenda po veprojnë në sinkronizim.
Advertisement

Po këta mbase edhe nuk u pëlqeu takimi i Lumir Abdixhikut me historianin e shquar Jusuf Buxhovi, themeluesin dhe dikur sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e shprehur në heshtje. Kjo ngase që moti, për themeluesit e LDK, qëndronte një padurim i pashpjeguar kurrë. Dhe nga ky sindrom themeluesit kurrë nuk ftoheshin në shënimin e përvjetorëve të themelimit. Ky si një absurd i një nonshalance.

Patjetër se Lumir Abdixhiuku, duhet të ketë nuhatur këto lëvizje edhe më herët, po edhe ka në dijeni ID e nënkryetarit Haziri, për të gjitha, dhe atë se është mjaftë kontraverz, se ishte në lojëra të dyfishta edhe si levë e PDK brenda partisë. Po, ajo që mbetet dhe qëndron si “kafshatë që s´kapërdihet”, nga Abdixhiku, është ajo se si Lutfi Haziri qëndron i palëkundur më bindjet për kompromis, shkëmbim territoresh dhe korrigjim kufiri me Serbinë.

Po ky, kishte pasur një deklarim për këtë duke justifikuar se ky mendim nuk është qëndrim i LDK-së po vetëm i tij personal. Kjo nuk mund të qëndrojë kështu – jo në petkun e nënkryetarit të partisë.

Të jesh nënkryetar partie dhe të biesh pre e hegjemonisë dhe shovenizmit serb, të Dobrica Qosiq dhe tani të Vuçiq është veprim antikombëtar dhe e pafalshëm. L.Haziri nuk do të duhej të ishte në këtë pozitë – është e turpshme! Ti përkujtoj z.Haziri, mbase edhe ka në dijeni, se revista “Limes”, 1992 kishte shkruar “…Propozimi Doprica Qosiq ishte që pjesa lindore dhe ajo qendrore Kosovës të mbetet në Serbi, pjesa tjetër t´u lehet shqiptarëve”. Qëndrimin e tij e kishte sqaruar edhe në vitin 2005 dhe në 2008.

Për fat të keq, Isa Mustafa i la një trashëgimi tejet të keqe dhe shumë të rrezikshme përbrenda në LDK, dhe pas kaq vitesh ekzistence dhe veprimtarie të suksesshme partiake e shtetërore, partia me vlerë kombëtare dhe me aq shumë famë e Dr. Ibrahim Rugovës.

Si kandidat për të parinë e Komunës së Gjilanit, z.Haziri, më 17 tetor mbase edhe mund të fitoj! Po, ndodhi të humbas duhet të jap dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda partisë. Po nuk do ta bëjë –të shkarkohet.

… kërkohet të bëhet një “rafinim politik” brenda partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës, si një Lëvizje Kombëtare e Kosovës që filloi, dhe parti shtet formuese mund t’ia dal, meqë ka themel të fortë, vetëm se kërkohet një ristrukturim i thellë dhe për këtë ka mundësi dhe resurse për ta bërë këtë. Por besimi te LDK nuk mund të kthehet, po në krye të saj të qëndrojnë levat e “taborit” që e dëmtuan.

Që LDK të fisnikërohet, kërkohet të bëhet një “rafinim politik”, duke larguar skorjen që tani po noton dhe qëndron e dukshme. Kjo të bëhet me thirrjen e Këshillit Qendror të partisë, duke korrigjuar atë që duhej ta bënte Kuvendi i 14 marsit.

Dhe kryetari Lumir Abdixhiku duhet të marr sipër fuqishëm gjithë procesin e ngritjes së strukturave të reja nga degët dhe nëndegët. Çdo sjellje tjetër, do të ishte vetëm një maskë për mbajtjen e atyre që LDK-në, me mision të caktuar, e kanë sjellë në këtë gjendje.

Anëtarësia dhe mbështetësit, ta mbështesin dhe qëndrojnë fuqishëm pranë z.Abdixhiku, jo me sintagmat e krijuara “Rugovizmi” dhe ajo “Me Amerikën”, që ish klani i përdorte si paravan për feudët, poltronët dhe marionetët.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si një Lëvizje Kombëtare e Kosovës që filloi dhe parti shtet formuese mund t’ia dalë, meqë ka taban të fortë, vetëm se kërkohet maturi dhe një ristrukturim i thellë dhe për këtë ka mundësi dhe resurse për ta bërë këtë.

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...