15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Inspektori i AUV-it që lajmëroi bizneset për kontrollet policore, është djali i një polici

Inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, inicialet e të cilit janë A.P., mbrëmjen e kaluar kishte kryer veprën penale të keqpërdorimit të informacionit, pasi që i njëjti kishte lajmëruar disa biznese për kontrollet policore.

“Mbyllni se me policinë po vijmë”, është mesazhi i cili i shkoi një punëtori të një biznesi në Prizren nga ana e inspektorit të AUV-it i cili del të jetë djali i një zyrtari policor që punon në pikën kufitare në Vërmicë.

Si u zbulua se nga kush po rridhnin informacionet zyrtare?

Nga e hëna e kësaj javë, policia dhe inspektorët e AUV-it janë angazhuar që të kryejnë kontrolle të shumta për të parë nëse masat e vendosura nga Qeveria po respektohen nga bizneset në Kosovë.

Përveç Policisë dhe inspektorëve të AUV, mbikëqyrje po bën edhe Inspektorati Policor i Kosovës.Siç mëson KALLXO.com, nga burime brenda Policisë, mbrëmë në rajonin e Prizrenit një hetues i IPK-së deri sa po vëzhgonte nëse Policia po i përgjigjej një rasti në një lokal, kishte dëgjuar një punëtor të një biznesi deri sa kishte thënë “largoni njerëzit nga lokalet se po vijnë Policia”.

Menjëherë është bërë reagimi dhe është identifikuar punëtori i biznesit i cili pasi ishte pyetur më pas në lidhje me informatën se ku e kishte marrë? Ai, siç mëson KALLXO.com, nuk kishte pranuar të bashkëpunoj pasi dyshimet e IPK-së fillimisht ishin për rrjedhje të informatës zyrtare.Hetuesit e IPK në një bisedë formale me punëtorin kishin arritur të kuptojnë se informatën e kishte pranuar nga inspektori i AUV-it, me inicialet A.P.

Pasi u vërtetua fakti se inspektori e kishte lajmëruar punëtorin, siç thonë burimet brenda Policisë, IPK kishte njoftuar për këtë çështje edhe hetuesit policor por edhe udhëheqësin e inspektorëve të AUV-it në Prizren dhe të gjitha dëshmitë të cilat i kishin mbledhur nga vendin e ngjarjes.

Rasti më pas është proceduar edhe në Prokurori, pasi inspektori po dyshohej se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të informatës zyrtare, ndërsa më pas prokurorja e rastit Ervehe Gashi, e ka liruar në procedurë të rregullt.

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME