15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Valboin Krasniqi tregon gjendjen e 79 pacientëve në QKUK

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi tha së ditëve të fundit janë përballur me fluks të madh të pacientëve dhe se disa nga ta po kanë probleme serioze.

Krasniqi ka përmendur tri karakteristikat e variantit Delta.

“Para pesë ditëve kemi pasur numrin më të madh të pacientëve të cilët kanë kërkuar shërbime. Kemi numër të madh të të infektuarve në një periudhë të shkurtër kohore. Duket që varianti Delta ka fituar fuqi në agresivitetit të sëmundjes. Prekja edhe e grupmoshave të reja. Me gjithë këto karakteristika, ne kemi dy përparësi. Kemi arritur të stabilizojmë sigurimin me oksigjen dhe të stabiluzojmë furnizimin me barna nga lista esenciale falë MSh-së me 8 milionë euro në rishikim të buxhetit. Brenda dy ditëve, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar do të ketë edhe 750 profesionistë shëndetësorë”, theksoi ai.

Ai ka përmendur që në tri ditët e fundit ka pasur më shumë pacientë të kyçur në respiratorë.

“Na brengos numri i vdekjeve, mirëpo nga 1209 pacientë që sot po trajtohen në spitale mbi 1000 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe kjo ka të bëjë me agresivitetin e sëmundjes. Asnjëherë nuk kemi pasur numër kaq të madh të rasteve që kanë pasur nevojë për oksigjeno-terapi. Jemi në javën e katërt që nga fillimi i rritjes së rasteve dhe nga aspekti shkencor te infeksionet respiratore karakterizohen me mundësi më të madhe të paraqitjes së komplikimeve në mushkëri dhe këtë po e vërejmë edhe ne si ShSKUK”, ka deklaruar tutje Valbon Krasniqi.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka paralajmëruar mundësinë që ditëve të ardhshme të ketë më shumë të vdekur nga coronavirus, raporton Telegrafi.

“Sot kemi 79 pacientë të kyçur në respiratorë, qoftë në CPAP apo të intubuar. Pra këto 3 ditët e fundit kemi rritje të numrit të pacientëve me respiratorë, dhe kjo ngre rrezikun që më shumë pacientë të përfundojnë me fatalitet”, deklaroi Krasniqi.

Kujtojmë se vetëm sot u shënuan 26 raste të vdekjeve.

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME