15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

FFK tregon se me cilat kushte do të hynë tifozët në stadium në ndeshjen Kosovë-Greqi

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se nuk do të ketë bileta në shitje për ndeshjen kundër Greqisë, kjo për shkak të masave të reja të qeverisë për parandalimin e pandemisë.

Federata e futbollit të Kosovës ka treguar me anë të një komunikate për shtyp se nuk do të këtë bileta në shitje për ndeshjen Kosovë-Greqi, derisa ka thënë se shumica e vendeve do të jenë të rezervuara për të dyja ekipet, tifozerinë “Dardanët” , protokollin e shtetit dhe stafin organizativ.

Sipas tyre të gjitha biletat për këta pjesëmarrës do të jenë falas.

Ndërkaq, marrë parasysh rregullat e fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe këto dokumentet si më poshtë:

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinën e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

– Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.

– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-igG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.

– Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Kërkojmë nga pjesëmarrësit të respektojnë masat antiCovid duke mbajtur maskat, duke ruajtur distancën me rregulla të UEFA-së dy karrige të lira në mes. Thyerja e rregullave antiCovid nga ana juaj, çon në dënim të FFK-së nga UEFA dhe personat të cilët identifikohen për shkeljen e këtyre rregullave do të penalizohen me largim nga stadiumi.

Pjesëmarrësve iu sugjerojmë të ruajnë biletat e ndeshjes pasi që ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë edhe pas orës policore.

Pavarësisht dëshirës për të qenë prezent në stadium, kërkojmë nga ju mirëkuptim dhe ju lusim që të mos shkaktoni tollovi para stadiumit “Fadil Vokrri’ ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Po ashtu ju njoftojmë se në ndeshjen Kosovë – Greqi do të aplikohet sistemi VAR i FIFA-s

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME