15.6 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

LDK amneston Osmanin përkundër insistimit të PDK-së në çështjen “Daka”

Më 14 qershor të këtij viti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me arsyetimin se me veprimet e saj ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së.

Vendimin e presidentes Osmani e kishin kritikuar partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës, e disa kishin paralajmëruar edhe dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Mirëpo, deri tash kjo çështje ka mbetur në harresë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se LDK-ja nuk ka paralajmëruar dërgimin e lëndës në Kushtetuese, por ka deklaruar se këtë çështje duhet ta trajtojë Avokati i Popullit.

“Ne nuk kemi thënë se do ta dërgojmë në Kushtetuese. Ne kemi thënë se Avokati i Popullit duhet ta trajtojë këtë çështje e ta dërgojë në Kushtetuese dhe po ashtu edhe vetë zonja Valdete Daka, e cila është një juriste e shquar, duhet ta trajtojë këtë çështje”, ka deklaruar Gashi.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se lënda për dërgimin e çështjes së shkarkimit të Valdete Dakës nuk është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për shkak të mungesës së numrave në Kuvend.

Ai ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë bashkëpunim me LDK-në për çështjen e shkarkimit të ish-kryetares së KQZ-së.

“Jo nuk kemi pasur ndonjë bashkëpunim, ata e kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre dhe nuk mund të flas në emrin e tyre. Deri më tani nuk është proceduar si lëndë për shkak të mungesës së nënshkrimeve të deputetëve”, ka deklaruar Tahiri për lajmi.net.

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, pas shkarkimit të saj kishte paralajmëruar se nëse ekziston ndonjë mundësi, nuk do të hezitojë ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Në qoftë se ka mundësi do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese. Do t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë dhe duke marrë parasysh që edhe vetë jam gjyqtare, i di do punë juridike, do t’i drejtohem gjykatës kompetente në këtë rast”, kishte deklaruar Daka.

Kujtojmë se Daka kishte qenë kryetare e KQZ-së që nga viti 2013.

Lajmet e fundit

A dihet se çfarë është kjo? Një video nga një vendpushim malazez provokoi një debat – nuk mungojnë as komentet qesharake

“Këtë mëngjes në Beçiqi”, quhet mesazhi që u publikua në një grup në rrjetet sociale ku mund të shihet diçka duke notuar në ujërat...

Burri i propozon të dashurës së tij natën që shtëpia e tyre e re u përfshi nga zjarri – pasi shpëtoi unazën e fejesës...

Një burrë nga Karolina Veriore e bëri më të mirën një situatë të keqe duke i propozuar të dashurës së tij, natën që shtëpia...

Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar, përcjell OurKosovo. Një studim, i kryer nga...

Historia e vrasëses 74-vjeçare ‘Vejusha e Zezë’ që vrau të dashurit e saj – pasi i bëri të dashuroheshin në të

Në moshën 75 vjeç, Isao Kakehi ishte mirë me shëndet dhe i dashuruar. Ishte viti 2013, dhe ai kishte filluar një lidhje të re emocionuese...

TE NGJASHME