15.6 C
Pristina
Saturday, September 18, 2021

Ministrja e Arsimit, Nagavci: Nuk lejojmë kërcënime nga SBASHK’u

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente, shkruan Gazeta Metro.

Nagavci ka theksuar se mirëqenia e mësimdhënësve është prioritet i të gjithëve, mirëpo kërkesa nuk bën të kthehet në kërcënim të vazhdueshëm sindikal që cenon mësimdhënien dhe mësimnxënien.

“Jam e hapur për bashkëpunim e komunikim me të gjitha palët me interes përfshi dhe SBASHK-un, mirëqenia e mësimdhënësve është prioritet i të gjithëve, mirëpo kërkesa nuk bën të kthehet në kërcënim të vazhdueshëm sindikal që cenon mësimdhënien dhe mësimnxënien, këtë nuk e lejojmë për askënd”, ka shkruar ndër të tjerash në Facebook.

Ky është shkrimi i saj i plotë:

Në situatë të pandemisë përkushtimi kryesor i joni vazhdon të jetë sigurimi i shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollë. Prioritet i përditshëm i Qeverisë është ngritja e cilësisë në mësimdhënie. Në këto rrethana, kur pasojat e pandemisë do të jenë afatgjata në procesin arsimor, debati për testim të mësimdhënëseve është artificial dhe i pabazë.

Legjislacioni aktual përcakton me saktësi procedurat e vlerësimit të performances së mësimdhënësve në të cilat aktualisht testimi nuk parashihet si mjet vlerësimi. Përkushtimi jonë është në mirë zbatim të legjislacionit por edhe rishikim sistematik të po të njëjtit për të siguruar një proces meritor të vlerësimit të mësimdhënësve.

MASHTI mbi të gjitha do të siguroj që kapacitetet profesionale të vlerësuesve nuk janë më të pakta se ato të të vlerësuarve. Vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente. Vlerësimi duhet të nxis për përmirësim, bashkëpunim dhe përkrahje, dhe assesi të perceptohet si kërcënues. Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është interes dhe i vet mësimdhënësve.
Jam e hapur për bashkëpunim e komunikim me të gjitha palët me interes përfshi dhe SBASHK-un, mirëqenia e mësimdhënësve është prioritet i të gjithëve, mirëpo kërkesa nuk bën të kthehet në kërcënim të vazhdueshëm sindikal që cenon mësimdhënien dhe mësimnxënien, këtë nuk e lejojmë për askënd.

Falënderoj të gjithë mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollave, administruesit, si dhe përfaqësues të DKA-ve për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Ju inkurajoj dhe ftoj për angazhim të përbashkët me qëllim të përmirësimit të rezultateve në arsim, në të gjitha nivelet e institucionet. Keni mbështetjen time të pa hezituar për punën që bëni.

Lajmet e fundit

11 persona të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë nga COVID-19, raporti i plotë

11 raste të vdekjes dhe 259 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, raporton OurKosovo. Lajmi është konfirmuar...

​Për tri vjet 133 vetëvrasje, kërkohet angazhim institucional për parandalimin e kësaj dukurie

Tri vitet e fundit, duke përfshirë edhe periudhën janar-korrik të këtij viti, në Kosovë janë kryer 133 vetëvrasje. Ndërsa sipas të dhënave të Policisë...

Merr fund misteri: Arsyeja se përse femrat shkojnë së bashku në tualet

Pse gratë shkojnë në tualet si grup? Është një nga pyetjet më të mëdha të një burri: Pse gratë shkojnë në tualet grup? Burrat përdorin tualetin...

Acarohen raportet mes Francës dhe SHBA-së, shkak bëhet Australia

Franca thotë se do të tërheqë ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Australia, pas marrëveshjes Aukus Franca ka thënë se do të tërheqë ambasadorët e...

TE NGJASHME