16.7 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

Ky është fshati i humbur në Elbasan ku djemtë vdesin beqarë

Keni dëgjuar ndonjëherë për një fshat me emrin Bodini?

Është një fshat i largët në qytetin e Elbasanit, i cili ka humbur në kohë dhe duket sikur atje zhvillohet një botë krejtësisht tjetër.

Të gjtihë e kanë braktisur, dhe atje kanë mbetur vetëm 15 shtëpi të rrënuara në majën e një kodre, shkruan lajmshqip.al.

Bodini është një fshat i rrethuar me ullinj, drurë dhe frutorë të të gjitha llojeve.

Por, ky fshat vuan mungesën e ujit. Banorët i luten Zotit të bjerë shi, kurse djemtë luten për nuse.

Kanë mbetur gjithsej 20 djem, të cilët kanë harruar të flasin për gjithçka tjetër, përveç punëve në bujqësi.

Secili në mëngjes pyet shokun “Ke ndonjë haber për nuse”?! Përgjigja vjen mohuese.

Vetëm duke tundur kokën. Kërkojnë nëpër rrjete sociale, por të gjithë mbeten të mashtruar.

Rëndom tregojnë ndonjë foto në celular për “nusen” virtuale. Fshati është në kufi me Tiranën.

Nga aty, duket qartë Tirana natën. Ndërsa Elbasani nuk duket pas maleve, që rrethojnë Bodinin.

Jo pak djem kanë hyrë kollovarë në Baldushk të Tiranës. Ky fshat i begatë për nuse, është më afër tyre. Por dhe aty s’ka vend më për kollovarë.

Ndërsa Elbasani nuk para pranon dhëndurë të tillë. Asnjë vajzë nuk pranon të martohet aty.

Jo se janë djem të këqij. Janë të pashëm dhe të gjatë. Fshati s’ka ujë. Herë-herë nuk ka drita. Fshati nuk ka rrugë.

Për këto arsye dhe të tjera, vajzat nuk janë aq “budallaçka” të veshin vello në Bodin. Po u ikën mosha djemve.

Disa prej tyre janë afër të dyzetave dhe jo pak prej tyre janë nisur me trasta në kurriz, rrugëve të Greqisë. Nuk fitojnë aq para sa për të “blerë” një nuse.

S’u ka mbetur gjë tjetër, veçse të plaken beqarë. Fshatin e tyre e ka harruar koha.

Lajmet e fundit

Hyrje spektakolare e Anthony Joshuas në ring – frikë për Usyk

Anthony Joshua dhe Oleksander Usyk kanë arritur tashmë në ring, ku do të ndeshen për meçin e madh të peshave të rënda. Boksieri britanik dhe...

Tensionet në veri, presidenti i Këshillit Evropian ka një thirrje për Kurtin e Vuçiqin

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të Kosovës. Ai ka kërkuar që të vijojë procesi i negociatave. Përmes...

Tensionet me Serbinë/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, detaje çka u diskutua

Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Në mbledhje u shqyrtua situata e...

Super meçi Joshua – Usyk, këtu mund ta ndiqni LIVE

Anthony Joshua mbron tre titujt e tij në peshë të rëndë kundër ish-kampionit të unifikuar, Oleksandr Usyk sonte në Londër. Ishte planifikuar që Joshua të...

TE NGJASHME