13.7 C
Pristina
Friday, September 24, 2021

Pse mbretëresha Elizabeth ka dy ditëlindje?

Sot, Mbretëresha Elizabeth feston 95 vjetorin e parë të ditëlindjes pa bashkëshortin e saj, Princin Filip, i cili vdiq pak ditë më parë në moshën 99-vjeçare.

Për shkak të kufizimeve të covid-19, mbretëresha u ul e vetme gjatë funeralit të princit Filip, të cilin ajo e ka përshkruar si “forca dhe qëndresa” e saj.

Por, pse Mbretëresha ka dy ditëlindje dhe si i feston?

Kjo është një traditë që ka nisur që prej vitit 1748 dhe ka të bëjë me faktin për t’u siguruar se moti duhet të jetë i mirë për të kryer festimet e ditëlindjes së mbretit apo mbretëreshës në natyrë.
Pra, Mbretëresha ka dy ditëlindje, të vërtetën e ka sot në 21 prill dhe ditëlindjen zyrtare e ka të shtunën e dytë të qershorit.

Mbretëresha zakonisht kalon ditëlindjen e saj të vërtetë me familjen e saj.
Zakonisht ka një përshëndetje me 41 armë në Hyde Park, një përshëndetje me 21 armë në Windsor Great Park dhe një përshëndetje me 62 armë në Kullën e Londrës në 21 Prill, por ato janë anuluar këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbretëresha dhe Familja Mbretërore janë ende në zi për pas vdekja e Princit Filip, kështu që festimet do të jenë më të vogla këtë vit.
Paradës e ngjyrave shënon ditëlindjen e saj zyrtare dhe zakonisht zhvillohet në qershor, por edhe kjo është anuluar këtë vit.

Në të kaluarën, festimet zyrtare të ditëlindjes së mbretit apo mbretëreshës, në Mbretërinë e Bashkuar, janë mbajtur në ditën që nuk shënon ditën aktuale të lindjes.

Tradita e dyfishtë e ditëlindjes filloi 250 vjet më parë nga mbreti George II në 1748-ën. Ai ka lindur në nëntor, muaj i cili nuk njihet për motin e tij të mirë në Britani.

Por mbreti George dëshironte që të ishte e mundur të bëhej një festë e madhe publike dhe nëntori nuk ishte koha e duhur .

Pra, duke qenë se ditëlindja e tij aktuale nuk ishte në një kohë të mirë të vitit për një paradë ditëlindjeje, ai vendosi ta kombinonte atë me një paradë ushtarake vjetore në verë, kur koha do të ishte mirë.

Dhe këtu filloi tradita e ditëlindjes zyrtare, publike të verës për monarkun.

Lajmet e fundit

Çfarë ndodh nëse Serbia suImon me ushtri?/ Profesori universitar: Ata që frikësohen le të ikin nga Prishtina!

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar lidhur me pretendimet e rreme të Serbisë se forcat policore të Kosovës kanë qëlluar tre serbë. Ai përmendi edhe...

​COVID-19, sërish ngadalësim global i pandemisë

Pandemia COVID-19 është ngadalësuar sërish këtë javë në botë, sipas të dhënave më të fundit. Me 510 000 raste infektimi të regjistruara çdo ditë në...

Foshnjat e lindura në këto data kanë shansin më të mirë për sukses në jetë

Studiuesit e MyHeritage hulumtuan kur 1,000 fitues të çmimeve prestigjioze kishin lindur për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë të sjellin sukses,...

Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon personalitetin tuaj

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një dush të ngrohtë. Sidoqoftë, mënyra se si laheni nuk është kurrë e njëjtë. Mund të mos e...

TE NGJASHME