11.5 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

Kush është ky profesor nga Kosova që jep këtë lloj deklarate: “Serbët janë Autoktonë, Shqiptarët janë të ardhur”

Profesori i komunitetit turko-shqiptar në Kosovë Isa Mulaj, ka shkruan se shqiptarët janë të ardhur në Kosovë ndërsa serbët janë autokton.

Më poshtë ju sjellim pa ndërhyrje postimin e tij në Facebook:

Në vitin 1485 ose afër 100 vite pas Betejës së Kosovës, fshati Shushicë i komunës së Istogut i kishte 38 familje, që të gjitha sllave/serbe. Shqiptarët e sotëm të Shushicës (duke i përfshirë edhe ata kudo qofshin sot), nuk kanë kurrfarë lidhje me banorët e vitit 1485 të Shushicës, por janë të ardhur nga Malësia e Tropojës dhe Mbi Shkodrës rreth vitit 1750 ose pas luftërave Austriako-Turke. Shqiptarët e sotëm të Shushicës janë të fisit Gashi ose nga Shqipëria. Banorët e vitit 1485 (serbët) që kishin emigruar nga Shushica ishin vendosur në Krajinë (rrethina e Kninit të sotëm në Kroaci).

Emri serb Shushicë i fshatit ekzistonte para ardhjes së osmanëve dhe vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Ka pasur propozime por aty-këtu edhe përdorime jozyrtare pas vitit 2000, që në vend të Shushicës të përdoret emri i fshatit si Gashi (për shkak se shqiptarët e Shushicës janë të këtij fisi ose Gashit të Gurit). Njësoj sikur Shushica, edhe Rrafshi i Dukagjinit ishte thuajse mbi 95% i populluar me sllavë/serbë në vitin 1485. Pas luftërave Austriako-Turke dhe migrimit të serbëve/sllavëve nga Metohija, shqiptarët nga rajoni kodrinor i Dukagjinit të Shqipërisë, kur u vendosen në Metohi, ia vënë emrin Rrafshi i Dukagjinit ose njerëzve të ardhur nga Kodra e Dukagjinit të Shqipërisë.
Burimi i fotografisë së bashkangjitur:
Pulaha, Selami (1974), Defteri i regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, Tiranë: Akademia e Shkencave dhe Arteve të R. P. Të Shqipërisë, Instituti i Historisë, f. 202. / OurKosovo/

Lajmet e fundit

Çfarë ndodh nëse Serbia suImon me ushtri?/ Profesori universitar: Ata që frikësohen le të ikin nga Prishtina!

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar lidhur me pretendimet e rreme të Serbisë se forcat policore të Kosovës kanë qëlluar tre serbë. Ai përmendi edhe...

​COVID-19, sërish ngadalësim global i pandemisë

Pandemia COVID-19 është ngadalësuar sërish këtë javë në botë, sipas të dhënave më të fundit. Me 510 000 raste infektimi të regjistruara çdo ditë në...

Foshnjat e lindura në këto data kanë shansin më të mirë për sukses në jetë

Studiuesit e MyHeritage hulumtuan kur 1,000 fitues të çmimeve prestigjioze kishin lindur për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë të sjellin sukses,...

Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon personalitetin tuaj

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një dush të ngrohtë. Sidoqoftë, mënyra se si laheni nuk është kurrë e njëjtë. Mund të mos e...

TE NGJASHME