16.7 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

“Dhunë e tepruar dhe racizëm”, kërkohet hetim ndaj policisë

Pas vendimit historik, drejtësia amerikane kërkon që t’i shkojë problemit deri në zanafillë. Një hetim federal është hapur lidhur me praktikat policore në qytetin Minneapolis.

Kjo erdhi pasi ish-anëtari i policisë, Derek Chauvin, u dënua për vrasjen e afroamerikanit Geogre Floyd, ngjarje e cila nxiti demonstrata anti-racizëm në të gjithë botën.

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do të shqyrtojë nëse policia e këtij qyteti ndjek një model ose praktikë të forcës së tepruar antikushtetuese.

“Hetimi do të shqyrtojë edhe nëse Policia e Mineapolis përfshihet në sjellje diskriminuese dhe nëse trajtimi i personave me aftësi të kufizuara është i paligjshëm. Do të kemi një rishikim gjithëpërfshirës të politikave, trajnimeve, mbikëqyrjes dhe përdorimit të forcës”, deklaroi Merrick Garland, prokuror i Përgjithshëm i SHBA, shkruan a2news.

Nëse konfirmohen këto probleme serioze, Departamentit të Policisë së Mineapolis do t’i kërkohet që të ndryshojë politikat dhe praktikat për të evituar shkeljet e mundshme në të ardhmen.

Ndërkohë, dënimi i Chauvin ishte një moment i shënuar në historinë e Shteteve të Bashkuara, e mbushur plot me incidente racore, dhe një kthesë e rëndësishme në trajtimin e amerikanëve me ngjyrë nga organet ligjzbatuese.

Në shumë vende të SHBA, mijëra vetë dolën në rrugë për të festuar vendimin historik të gjykatës por edhe për të nderuar George Floyd.

Lajmet e fundit

Hyrje spektakolare e Anthony Joshuas në ring – frikë për Usyk

Anthony Joshua dhe Oleksander Usyk kanë arritur tashmë në ring, ku do të ndeshen për meçin e madh të peshave të rënda. Boksieri britanik dhe...

Tensionet në veri, presidenti i Këshillit Evropian ka një thirrje për Kurtin e Vuçiqin

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të Kosovës. Ai ka kërkuar që të vijojë procesi i negociatave. Përmes...

Tensionet me Serbinë/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, detaje çka u diskutua

Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Në mbledhje u shqyrtua situata e...

Super meçi Joshua – Usyk, këtu mund ta ndiqni LIVE

Anthony Joshua mbron tre titujt e tij në peshë të rëndë kundër ish-kampionit të unifikuar, Oleksandr Usyk sonte në Londër. Ishte planifikuar që Joshua të...

TE NGJASHME