18.7 C
Pristina
Saturday, September 18, 2021

Reagon ashpër Federata e Futbollit të Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës e vlerëson plotësisht të pabazë dhe spekulim të pastër lajmin e publikuar në njërin nga portalet vendore se kinse Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka diskutuar zgjerimin e mëtejmë të Ligës së Parë në 24 skuadra për edicionin e ardhshëm, të ndara në dy grupe me nga 12 skuadra.

FFK sqaron se një gjë e tillë nuk është diskutuar asnjëherë në KE dhe në asnjë organ tjetër të FFK-së.

Shkrimet e tilla po bëhen me qëllim për ta vënë në lajthitje opinionin futbolldashës, e jo klubet sepse ato nuk bien pre e lajmeve të tilla të rrejshme, ngase e kanë të ditur formatin e garave në të gjitha ligat.

Klubet janë të vetëdijshme se këto “portale” thuajse në baza ditore publikojnë lajme të pavërteta rreth FFK-së dhe e dinë fare mirë çfarë qëllimesh kanë.

Prandaj, me këtë rast sqarojmë opinionin se KE i FFK-së më 16 dhjetor të vitit të kaluar e ka aprovuar kërkesën e klubeve që Liga e Parë edhe në edicionin e ardhshëm të luhet në dy grupe me nga 10 skuadra.

Kjo për faktin e vetëm që t’u dilet në përkrahje klubeve pasi futbolli është ende duke u luajtur në rrethana të pandemisë, mirëpo asnjëherë nuk është diskutuar për zgjerimin e mëtejmë të kësaj lige.

Përkundrazi, strategjia e FFK-së është që në të ardhmen edhe Liga e Parë të funksionojë si ligë unike e jo e ndarë në grupe.

Lajmet e fundit

Momenti kur vrasësi e kupton në transmetim direkt se është gjetur trupi i viktimës

Pamjet tmerruese më poshtë tregojnë momentin kur një vrasës zbuloi se trupi i viktimës së tij është gjetur. Më 11 qershor të vitit 2011, Stephen...

“Pas hedhjes së bombave në ambasadat e Parisit dhe Romës, sigurimi i helmoi gruan dhe…”/Ja si ndiqej kreu i ‘bandës Xhevdet Mustafa’

Publikohet historia e panjohur dhe të bujshme të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët...

Pamje: Ishin kundër vaksinës, burrë e grua vdesin nga Covidi brenda tri javësh

Një çift amerikan nga Alabama, i cili kishte një kanal të popullarizuar në YouTube, me të cilin shisnin gjëra të vjetra, nuk është më...

Kjo është mosha e personave që vdiqën nga Covidi në Kosovë

Akoma po vazhdon numri i lartë i vdekjeve si pasojë e Coidit në Kosovë. 11 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e...

TE NGJASHME