11.5 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

Mbi 1 mijë nëna dhe 396 baballarë të regjistruar si prindër vetushqyes, ja si ndihmohen ata nga ministria

Të shumta janë familjet të cilave u duhet ndihmë financiare nga shteti. Përpos kësaj në mesin e tyre janë edhe shumë nëna apo baballarë vetushqyes të fëmijëve të cilët janë të regjistruar në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale.

Bazuar në kriterin apo statusin e prindit vetushqyes, bartësit e ndihmës sociale deri në muajin shkurt 2021 ishin gjithsej me numër dhe përqindje 2.282% prind vetushqyes.

Prej këtyre prindërve 1 mijë e 885 femra apo 82.60% dhe 396 meshkuj apo 17.40%.

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Ministria e Punës.

“Të gjitha familjet e përzgjedhura/kualifikuara për ndihmë sociale qe janë në varfëri, varësisht nga numri i pikëve dhe numri i anëtarëve të familjes, për çdo muaj (nga janari 2018) marrin prej 60€ – 180 € (pagesa bazë), dhe nga + 5.00 € për çdo fëmijë të moshës 0 – 18 vjeç, u tha në përgjigjen e ministrisë.

Por përhapja e pandemisë COVID-19 përpos që shkaktoi sfida të mëdha në sistemin shëndetësore në vend, preku edhe gjendjen ekonomike e financiare të thuajse secilës familje.

Madje pikërisht gjatë asaj kohe pati raportime se ishin prindërit vetushqyes ata të cilat nuk u paguan për një kohë, por që më pas kjo gjë u realizua në një pagë të përbashkët për tre muaj radhazi.

E nga Ministria e Punës kanë deklaruar se me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte aprovuar dyfishimi i pagesës së ndihmave sociale për të gjitha familjet në nevojë sociale, sipas shumës së njëjtë të pagesës së rregullt për muajt janar-mars 2021.

Kësisoj të gjithë prindërit vetushqyes patën një ndihmë sado të vogël në kuadër të ndihmave që shteti ua ofroi qytetarëve përgjatë përballjes me virusin COVID-19.

Ndryshe ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zhvilluar një takim me përfaqësueset e shoqatës së nënave vetushqyese në familje, të cilat përballen me sistemin e drejtësisë dhe nëpërkëmbjen ligjore.

Me këtë rast, Haxhiu është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi, bashkërisht me akterët tjerë relevant që kësaj kategorie t’i sigurohet barazia para ligjit, respektim të procedurave gjyqësore dhe vendime të drejta e të paanshme nga ana e gjyqësorit.

Lajmet e fundit

Çfarë ndodh nëse Serbia suImon me ushtri?/ Profesori universitar: Ata që frikësohen le të ikin nga Prishtina!

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar lidhur me pretendimet e rreme të Serbisë se forcat policore të Kosovës kanë qëlluar tre serbë. Ai përmendi edhe...

​COVID-19, sërish ngadalësim global i pandemisë

Pandemia COVID-19 është ngadalësuar sërish këtë javë në botë, sipas të dhënave më të fundit. Me 510 000 raste infektimi të regjistruara çdo ditë në...

Foshnjat e lindura në këto data kanë shansin më të mirë për sukses në jetë

Studiuesit e MyHeritage hulumtuan kur 1,000 fitues të çmimeve prestigjioze kishin lindur për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë të sjellin sukses,...

Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon personalitetin tuaj

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një dush të ngrohtë. Sidoqoftë, mënyra se si laheni nuk është kurrë e njëjtë. Mund të mos e...

TE NGJASHME