23.7 C
Pristina
Saturday, June 19, 2021

Policia britanike me zbulim rrëqethës, përmes rrjetit social kapin grupin e adoleshenteve që “negocionin” vetëvrasjet

Policia britanike në rrjetin social Instagram, ka zbuluar një grup që ishte formuar nga disa adoleshente që “negocionin vetëvrasjet”.

Siç raporton BBC, në grup ishin 12 adoleshente të moshës nga 12 deri në 16 vjet dhe që jetojnë në jug të Anglisë.

Ekzistenca e këtij grupi u zbulua rastësisht, kur tri adoleshente u zhdukën. Ato u gjetën me shëndet të rënduar në Londër.

Në anën tjetër, rrjeti social Instagram ka njoftuar se nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme dhe se nuk janë shkelur rregullat.

Instagrami përdor inteligjencën artificiale dhe programe të veçanta për zbulimin dhe bllokimin e porosive që konsiderohen me “rrezik”.

“Rrjetet sociale kanë rritur dukshëm ndikimin e tyre tek adoleshentët, përfshirë edhe ata që mendojnë vetëvrasjen apo vetëlëndimin”, thuhet në kumtesën e policisë.

Organet e rendit i kishin lokalizuar tri vajzat e zhdukura, pasi që me tren kishin udhëtuar për në Londër. Njëra prej tyre është gjetur pavetëdije në rrugë – dhe me urgjencë është dërguar në spital për tretman.

Shpejtë janë gjetur edhe dy adoleshentet e tjera që zbuluan se janë njohur përmes Instagramit. Kështu policia zbuloi tërë grupin.

Lajmet e fundit

Manchester City dhe PSG – Shiko ketu ndeshjen

Manchester City është nikoqir i Paris Saint-Germain për takimin e dytë gjysmëfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë e luajtur në...

Vjen nje lajm trondites per Kadri Veselin

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas sulmit që pësoi në tru. Infermierja nga Spitali i Mitrovicës ka...

Gjendet detaji i humbur prej 500 vjetësh, i statujës së famshme

Dora prej bronzi, e shtatores gjigante, që portretizon perandorin romak, Konstandinin e Madh, është sërish e plotë rreth 500 vjet pasi një prej gishtërinjve...

Publikohen formacionet zyrtare: Man City – PSG

Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysëmfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve. PSG po synon që të përmbysë rezultatin...

TE NGJASHME