16.7 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

Sekretari amerikan i Shtetit ja ‘mërdhin’ Vuçiqit për Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në të cilën ai e shkroi me dorë një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës.

Por pjesa më e rëndësishme ishte mbi këtë pjesë, ku ai i kërkoi Vuçiçit njohjen reciproke me Kosovën, raporton Novosti.

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiçit.

“Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e falenderoi Vuçiçin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit, raporton Novosti. Letrën nga Blinken, Vuçiç e zbuloi një ditë më parë, duke vlerësuar se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat ai falënderoi Blinkenin.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiç. Në shkurt, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia kujtoi presidentit serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, që është njohja reciproke.a

Lajmet e fundit

Hyrje spektakolare e Anthony Joshuas në ring – frikë për Usyk

Anthony Joshua dhe Oleksander Usyk kanë arritur tashmë në ring, ku do të ndeshen për meçin e madh të peshave të rënda. Boksieri britanik dhe...

Tensionet në veri, presidenti i Këshillit Evropian ka një thirrje për Kurtin e Vuçiqin

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të Kosovës. Ai ka kërkuar që të vijojë procesi i negociatave. Përmes...

Tensionet me Serbinë/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, detaje çka u diskutua

Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Në mbledhje u shqyrtua situata e...

Super meçi Joshua – Usyk, këtu mund ta ndiqni LIVE

Anthony Joshua mbron tre titujt e tij në peshë të rëndë kundër ish-kampionit të unifikuar, Oleksandr Usyk sonte në Londër. Ishte planifikuar që Joshua të...

TE NGJASHME