13.7 C
Pristina
Friday, September 24, 2021

Loja mes Kosovës e Spanjës, kërcënohet nga një skandal i madh

Dueli midis Spanjës dhe Kosovës në kualifikimin e Kupës Botërore është më shumë sesa një lojë futbolli. Ka tensione masive diplomatike midis dy vendeve. Mbi të gjitha, Spanja ka frikë nga një efekt domino në vendin e saj.

Ekipi kombëtar spanjoll i futbollit me një njoftim që pat bërë, pat shkaktuar marri. Trajneri Luis Enrique, shkroi në Twitter në fillim të Marsit, se do të njoftonte skuadrën e tij për ndeshjet në kualifikimet e Kupës Botërore – kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe “territorit të Kosovës“. Zhurma e reagimit që pritej nga shtetin më të ri të Evropës nuk vonoi dhe erdhi bujshëm.

Shoqata e Kosovës (FFK) foli për një “provokim” dhe theksoi statusin e saj si një shtet i pavarur dhe kërcënoi: Nëse ndeshja e sotme ( 8.45 pasdite / DAZN dhe në tikkerin drejtpërdrejt në ntv.de ) në Sevilje po nuk u përputh me protokollin e zakonshëm “me flamurin dhe himnin “ne nuk do të luajmë!” Shteti dhe shoqata e futbollit janë të përgatitur të “mos bëjnë asnjë lëshim” për këtë çështje të rëndësishme.

Sfondi i ekzitimit është një mosmarrëveshje diplomatike që është ndezur përsëri që nga pamvërësimi i Kosovës nga Serbia në 2008. Kina dhe Rusia, aleatët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Serbisë, ende nuk e njohin pavarësinë e shtetit ballkanik me 1.8 milion banorët e tij. Kjo vlen gjithashtu edhe për pesë vende të BE-së, përfshirë edhe Spanjën. Vetëm javën e kaluar Parlamenti Evropian paralajmëroi pesë vendet e EU për kuptimin që ka përsëri për të njohur faktet politike dhe kështu të marrin vendim për njohjen e Kosovës.

“Sporti është më i fortë se politika”

“Disa kombe kanë frikë se do të shkaktojnë një efekt domino brenda vendit të tyre, nëse konkurrojnë kundër Kosovës dhe në këtë mënyrë e njohin atë,” tha Michael Nees në një intervistë për SID. Banori nga Karlsruhe është drejtor teknik dhe trajner U21 në shoqatën e futbollit të Kosovës. Spanja, për shembull, ka frikë nga “Ballkanizimi” – shpërbërja e saj – me synimin e përpjekjeve të Katalonjës për pavarësi.

Dhe kështu vendi refuzoi në mars të vitit 2019 që të organizojë lojëra me pjesëmarrjen e Kosovës, si pjesë e kualifikimit për Kampionatin Evropian U17. Në kualifikimin për Kupën e Botës 2018, Ukraina refuzoi të luante me Kosovën në shtëpi.

Nga konsideratat për politikën, duelet midis Kosovës dhe Bosnjës, Serbisë dhe Rusisë u përjashtuan nga shorti për eliminatoret e Kupës së Botës 2022. Nga ana tjetër, Spanja duhet që t´i zhvilloi ndeshjet. “Për sa i përket ligjit të sportit, ata nuk kanë kontroll,” tha Nees. Kosova është “plotësisht e njohur në familjen e sporteve” si anëtare e FIFA, UEFA dhe IOC.

Pas disa negociatave në prapavijë dhe sqarimeve të telefonatave ndërmjet përfaqësuesve të shoqatës, protokolli madje supozohet të respektohet në Sevilje. Seleksioni gjithashtu luan futboll kundër Ishujve Faroe, Uellsit, Skocisë, Irlandës së Veriut ose Gjibraltarit, tha Ministri i Jashtëm i Spanjës Arancha Gonzalez, megjithëse as ata nuk janë “shtete”. Lojtarët dhe Milot Rashica i Bremenit janë lehtësuar. “Për fat të mirë, sporti është më i fortë se politika”, tha zëvendës-kapiteni i Kosovës Samir Ujkani për gazetën “Marca”, “ai hap dyert, bashkon vendet dhe njerëzit”.

Po sikur Spanjollët t’i lejojnë vetes një provokim tjetër? “Atëherë unë mendoj,” tha Nees, “që lojtarët do të largohen nga fusha dhe pastaj do të kishim një skandal.”/ Burimi: ntv.de, dbe / sid, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lajmet e fundit

Çfarë ndodh nëse Serbia suImon me ushtri?/ Profesori universitar: Ata që frikësohen le të ikin nga Prishtina!

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar lidhur me pretendimet e rreme të Serbisë se forcat policore të Kosovës kanë qëlluar tre serbë. Ai përmendi edhe...

​COVID-19, sërish ngadalësim global i pandemisë

Pandemia COVID-19 është ngadalësuar sërish këtë javë në botë, sipas të dhënave më të fundit. Me 510 000 raste infektimi të regjistruara çdo ditë në...

Foshnjat e lindura në këto data kanë shansin më të mirë për sukses në jetë

Studiuesit e MyHeritage hulumtuan kur 1,000 fitues të çmimeve prestigjioze kishin lindur për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë të sjellin sukses,...

Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon personalitetin tuaj

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një dush të ngrohtë. Sidoqoftë, mënyra se si laheni nuk është kurrë e njëjtë. Mund të mos e...

TE NGJASHME