13.7 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

Ish zyrtari i Federatës Spanjolle të Futbollit: Jam me Kosovën

Ish zyrtari i Federatës Spanjolle të Futbollit, Eduard Dervishi, në vitin 2016, kur spanjollët erdhën të luanin ndaj Kombëtares ‘Kuqezi’ në “Loro Boriçi”, u shpreh se atë takim donte të fitonte Kombëtarja spanjolle.

“Unë punoj në Federatën Spanjolle dhe natyrshëm dua që atë ndeshje ta fitojë Spanja, edhe pse normalisht jam shqiptar. Në Shkodër na duhet fitorja patjetër, pasi nuk na intereson barazimi.

Duam të kualifikohemi direkt, duke qenë në krye të grupit. Si vendi i dytë nuk ka asnjë garanci”, kishte thënë Dervishi në vitin 2016.Megjithatë, Dervishi ka tjetër dëshirë për takimin e Kosovës me Spanjën.Në një prononcim për Insportin, Dervishi tha se e përkrahë Kosovën me këdo që të luajë.

“Sa herë të luajë Kosova, kudo që të luajë Kosovë, me këdo që do të luajë Kosova, gjithmonë do të jetë Kosova.

“Unë mundohem ta ndjek nga larg, edicionin e kaluar bënë një garë dinjitoze, janë një ekip i ri, nuk është kollaj, do një traditë të gjatë”, tha ish zyrtari I Federatës Spanjolle, Eduard Dervishi.Kush është Eduard DervishiEduard Dervishi është prej më shumë se një dekade zyrtar i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Ai mban postin e drejtorit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të Licencës së UEFA-s. Ai është një nga ekspertët më të mirë shqiptarë në të drejtën sportive ndërkombëtare, e gjithashtu njohës i mirë i praktikave të UEFA-s.

Nga viti 1992 deri në 1996, ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga ish-presidenti Miço Papadhopuli.Ndryshe, spanjollët sonte në Sevilla presin Përfaqësuesen e Kosovës, teksa në vitin 2016 mposhtën Shqipërinë në Shkodër me rezultat 0:2, dhe në Spanjë me rezultat 3:0.

Lajmet e fundit

Çfarë ndodh nëse Serbia suImon me ushtri?/ Profesori universitar: Ata që frikësohen le të ikin nga Prishtina!

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar lidhur me pretendimet e rreme të Serbisë se forcat policore të Kosovës kanë qëlluar tre serbë. Ai përmendi edhe...

​COVID-19, sërish ngadalësim global i pandemisë

Pandemia COVID-19 është ngadalësuar sërish këtë javë në botë, sipas të dhënave më të fundit. Me 510 000 raste infektimi të regjistruara çdo ditë në...

Foshnjat e lindura në këto data kanë shansin më të mirë për sukses në jetë

Studiuesit e MyHeritage hulumtuan kur 1,000 fitues të çmimeve prestigjioze kishin lindur për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë të sjellin sukses,...

Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon personalitetin tuaj

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një dush të ngrohtë. Sidoqoftë, mënyra se si laheni nuk është kurrë e njëjtë. Mund të mos e...

TE NGJASHME