16.7 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

Arrestoni hajnat, pasurinë e vjedhur kthejani popullit

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme të fituar përmes aktiviteteve kriminale është sfida më serioze për Kosovën, për kthimin e saj në ligjshmëri.

Qeveria e re, e ka theksuar disa herë kur ishte ne opozitë se do e bëj të mundur një gjë të tillë, megjithëse një gjë e tillë duket shumë e vështirë për rrethanat aktuale, ndonëse ndryshimet janë bërë në legjislacion lidhur më konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Ndryshimet janë bërë në Kodin Penal si dhe në Ligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë së fituar me vepra penale.

Edhe përkundër këtyre ndryshimeve, duket e vështirë një gjë e tillë, në veçanti në një periudhë të afërt. Realisht ka ndodhur disa konfiskime por tejet simbolike, gjithsejtë në vlerë prej 3.8 milionë kurse vlera e pasurisë së sekuestruar, arrin në mbi 150 milionë euro.

Këto shifra tregojnë një disproporcion jashtëzakonisht të madh në mes pasurisë së sekuestruar dhe asaj të konfiskuar. Konfiskimi nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse sekuestrimi marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, përbën një nga shtyllat e luftimit të krimit të organizuar në Kosovë. Pa pasur Vetting duke filluar nga prokuroria, me një fjalë sistemi i drejtësisë të tronditet nga ndryshimet drastike, është e kot që të bëhen arrestime, e të cilat duhet pastaj të garantohen nga një drejtësi e pakapur e cila nuk korruptohet, dhe as nuk ndikohet nga fuqia politike e personit që arrestohet apo edhe konfiskohet pasuria e paligjshme.

Ndonëse është krijuar një Fond Kombëtar i Konfiskimit, në bazë të të cilit vlera më e madhe mjeteve të mbledhura do të destinohen për organet e rendi. Ndonëse kështu duhet të jetë, e vështirë të besohet se edhe në këtë fond, që akoma nuk ka filluar të mbushet aq sa ka pasuri të paligjshme, arsyet janë të shumta për të dyshuar se edhe këtu do të ketë keqpërdorime.

Të kujtojmë se pjesa më e madhe e pasurisë së fituar në mënyrë të jashtëligjshme në Kosovë, është në duart e njerëzve të pushtetshëm dhe rrjedhimisht, theksohet se ka munguar vullneti që këta persona të ndiqen penalisht dhe si rezultat i tërë kësaj, nuk ka pasur mundësi që pasuria e tyre të konfiskohet.

Tanimë që ata njerëz nuk janë në pushtet, me vullnet të madh politik dhe vendosmëri të madhe, mund dhe duhet të ketë rezultate të tilla. Vetëm kështu shtohet besimi i qytetarëve në institucionet e vendit.

Nuk është e mundur që me një pagë të Kosovës, të ketë vila, vetura të shtrenjta dhe jetë luksi. Janë gjëra që shihet, jemi një vend i vogël ku secili e njohim njëri tjetrin.

Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet sa më shpejt, në mënyrë që edhe shpresa e qytetarëve për ndëshkim të atyre që i kanë vjedhur të kthehet.

Duket se edhe ambasada amerikane është e pajtimit për një gjë të tillë, duke vënë theksin që institucionet e reja të vendit të krijojnë infrastrukturën ligjore në mënyrë që të gjithë ata që kanë zhvatur vendin të dalin para drejtësisë. Ky është ndër kushtet kryesore për liberalizim, për hapje të dyerve të Evropës për Kosovën.

Vendi ynë duhet të dëshmojë se nuk është vend i krimit, i pastrimit të parave, por është vend që lufton krimin, dënon njerëz që janë ndesh me ligjin.

Nga: Faton Mehmeti

Lajmet e fundit

Super meçi Joshua – Usyk, këtu mund ta ndiqni LIVE

Anthony Joshua mbron tre titujt e tij në peshë të rëndë kundër ish-kampionit të unifikuar, Oleksandr Usyk sonte në Londër. Ishte planifikuar që Joshua të...

Gjenerali serb që mori pjesë në heqjen e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë po merr pjesë në protestat në Jarinjë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar identitetin e dy prej personave që po marrin pjesë në bllokimet e rrugëve magjistrale që...

Dardan Molliqaj zemërohet me opoziten qe i doli në krah Kurtit kundër Vuçiqit

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në facebook ka reaguar për gjendjen që është duke ndodhur tani në Kosovë. Molliqaj shprehet i zemëruar...

Kryeministri Kurti publikon fotografi të indivdëve të cilët po marrin pjesë në bllokimet në Jarinjë dhe Bërnjak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në bllokimet e rrugëve magjistrale që shpien në drejtim të vendkalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak po...

TE NGJASHME