11.5 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

Prokuroria siguron prova të reja, të dyshuarve për dallavere me Subvencione iu vazhdohet paraburgimi për 2 muaj

U arrestuan më shumë se 12 persona, e u konfiskuan mbi 400 mijë euro.

E 10 të dyshuarve për marrje e dhënie ryshfeti dhe manipulime me subvencione, Gjykata ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj, kurse dy të tjerë do të vazhdojnë qëndrimin në arrest shtëpiak.

Kështu thuhet në vendimin që e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake më 23 mars, e të cilin e ka siguruar RTK.

Në kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit, thuhet se kanë siguruar prova të reja materiale e dëshmitarë të tjerë, që dëshmojnë dallaveret me subvencione në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Prokurori i rastit pretendon se nëse të njëtit lirohen, do të mund të ndikonin në hetime dhe dëshmitarë.

“Edhe tani është duke vazhduar ndërmarrja e veprimeve në arrestimin e personave që kanë dhënë ryfshfet, duke shtuar se të pandehurit kanë përdorur forma të ndryshme duke përfituar shuma të mëdha parash në vende të ndryshme në Kosovë dhe zyrat e AZHB-së. Duke biseduar e planifikuar se si në këtë vit planifikojnë projekte, e të merren vesh si të përfitojnë shuma deri në 150 mijë euro për një projekt”, thuhet në kërkesë.

Kërkesën e Prokurorisë, e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në aktvendimin e gjyqtarit, janë dhënë disa arsye, pse paraburgimi duhet të vazhdojë si masë ndaj 10 të pandehurve, e 2 të tjerë të qëndrojnë në arrest shtëpiak.

“Gjykata ka vlerësuar se ka arsye për të besuar se të pandehurit, do të pengojnë rrjedhën e procedurës, mund të ndikojnë në asgjësimin dhe fshehjen e provave të cilat pritet të sigurohen në vazhdim të hetimit, dhe ndikimi te dëshmitarët aktual dhe ata të mundshëm të prokurorisë. Kjo pasi që tani kanë filluar të paraqiten fermerë që kanë pasur pengesa në përfitimin e subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë. Nëse të pandehurit janë në liri, do të ndikonin në hetimin që po vazhdon”, bëhet e ditur në vendimin e gjykatësit.

Avokati i Pajtim Krasniqit, njërit prej të dyshuarve, po e kundërshton këtë masë dhe i është drejtuar me ankesë Gjykatës së Apelit.

“Nuk kemi marrë ende asnjë provë, dhe këto po duken më shumë fjali të përgjethsuara të Prokurorisë. Për këtë ne besojmë që është masë e ashpër, e besojmë që Apeli ta kthejë një masë më të butë”, ka thënë Behar Ejupi.

Ankesë në Apel ka ushtruar edhe avokati i Luan Statovcit.

“Gjykata gjithmonë e parafrazon Prokurinë se ka rrezik të ndikimit në dëshmitarë e rrezik të ikjes, por për këtë duhet me pas fakte. P.Sh i mbrojturi im nuk e ka pas e as nuk e ka asnjë kontakt me fermerë”, shprehet avokati Naim Rudari.

12 të pandehurit dyshohen për keqpërdorime të detyrës zyrtare, marrje e dhënie ryshfeti, në lidhje me subvencionet që i ndanë Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të arrestuarit kanë larguar e kanë futur fermerë në listat e përfituesve të subvencioneve, në këmbim të përfitimit të shumave të majme parash.

Prokuroria pretendon se ekzistojnë video e incizime që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarve në dallavere me subvencione, ku të njëtit kanë përfituar nga 1 mijë e në disa raste deri 100 mijë euro, të cilat pastaj i kanë ndarë ndërmjet vete.

Lajmet e fundit

Çfarë ndodh nëse Serbia suImon me ushtri?/ Profesori universitar: Ata që frikësohen le të ikin nga Prishtina!

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar lidhur me pretendimet e rreme të Serbisë se forcat policore të Kosovës kanë qëlluar tre serbë. Ai përmendi edhe...

​COVID-19, sërish ngadalësim global i pandemisë

Pandemia COVID-19 është ngadalësuar sërish këtë javë në botë, sipas të dhënave më të fundit. Me 510 000 raste infektimi të regjistruara çdo ditë në...

Foshnjat e lindura në këto data kanë shansin më të mirë për sukses në jetë

Studiuesit e MyHeritage hulumtuan kur 1,000 fitues të çmimeve prestigjioze kishin lindur për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë të sjellin sukses,...

Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon personalitetin tuaj

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një dush të ngrohtë. Sidoqoftë, mënyra se si laheni nuk është kurrë e njëjtë. Mund të mos e...

TE NGJASHME