16.7 C
Pristina
Thursday, June 17, 2021

Gjykata cakton seancën për ministrin Liburn Aliu

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 6 prillin si data e mbajtjes së shqyrtimit fillestar në rastin ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar se gjyqtari i rastit, Alban Ajvazi, 6 prillin e ka caktuar si datë të mbajtjes së shqyrtimit fillestar ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

“Po seanca është caktuar për datën 6 prill në orën 10:00. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të rastit, Alban Ajvazi”, ka thënë ajo për Express.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe disa zyrtarë tjerë akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në ndërkohë pretendimet për aktakuzë ndaj tij i kishte mohuar vet ministri Aliu. Ai tha se nuk ka qenë në dijeni se ka pasur një aktakuzë ndaj tij.

E ndaj këtij pohimi të Aliut pati reaguar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur se më 23 prill të vitit 2018 ka pranuar kallëzim penal ndaj personave me inicialet: L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokurori i Shtetit, me datë 17.04.2019, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit, me ç’ rast i ka zhvilluar të gjitha hetimet lidhur me këtë rast, ka dëgjuar të gjithë të pandehurit veç e veç, (me datë 05.08.2019 është dëgjuar i pandehuri L.A) dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara më 24.07.2020, ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 422 të KPRK-së. Të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria i ka mohuar pretendimet e ministrit Aliu se ai nuk është pajisur me aktakuzën e ngritur ndaj tij.

“Pretendimet se i pandehuri L.A, nuk është pajisur me Aktakuzë nga ana e Prokurorisë, nuk qëndrojnë, sepse nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën”, thekson Prokuroria.

“Gjithashtu, gjykatës i dërgohet edhe lënda komplete e hetimit nga prokurori i shtetit, nga neni 242, paragrafi 1 i KPP-së. Në momentin kur aktakuza dërgohet në gjykatë, e njëjta obligohet t’i pajisë palët në procedurë me aktakuzë. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep kopjen e aktakuzës të pandehurit apo të pandehurve, nëse ata nuk i kanë pranuar këto kopje të aktakuzës më parë, neni 245, paragrafi 2 i KPP-së, çka d.m.th. se me Aktakuzë palët i pajisë Gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili është ministër i ri i zgjedhur në Qeverinë Kurti 2.

Lajmet e fundit

Manchester City dhe PSG – Shiko ketu ndeshjen

Manchester City është nikoqir i Paris Saint-Germain për takimin e dytë gjysmëfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë e luajtur në...

Vjen nje lajm trondites per Kadri Veselin

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas sulmit që pësoi në tru. Infermierja nga Spitali i Mitrovicës ka...

Gjendet detaji i humbur prej 500 vjetësh, i statujës së famshme

Dora prej bronzi, e shtatores gjigante, që portretizon perandorin romak, Konstandinin e Madh, është sërish e plotë rreth 500 vjet pasi një prej gishtërinjve...

Publikohen formacionet zyrtare: Man City – PSG

Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysëmfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve. PSG po synon që të përmbysë rezultatin...

TE NGJASHME