22.4 C
Pristina
Thursday, June 17, 2021

As që u kishte shkuar ndonjëherë në mendje, korja e bukës është një minierë “Ari” për shëndetin tuaj. Ja çfarë zbulon studimi gjerman

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret e bukës sepse nuk do të kishin ftohtë në dimër.

Korja e fortë e bukës ngjan më inferiore në krahasim me tulin e butë dhe lehtësisht të përtypshëm të saj. Megjithatë, në aspektin shëndetësor, korja e bukës është shumë herë më superiore.

Sipas të dhënave e studimet mbi ushqimet favorizojnë më shumë konsumin e kores së bukës.

Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme

Një studim Gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban nje antioksidant andiksiodantqë është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme. Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet tetë herë më shumë tek korja se sa tek tuli. Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës. Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj.

Antioksidanti magjik tek korja është në kulmin e vet kur buka piqet. Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve.

Sipas tyre, është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara dhe të pazhveshura nga ushqyesit. Një bukë e tillë është e pasur me fibër dhe ushqyes të tjerë.

Sigurohuni që buka që blini të jetë 100% me miell të drithit të plotë. Buka me miell gruri zakonisht bëhet me një përzierje të miellit të bardhë dhe miellit të drithit të plotë dhe përmban më pak fibër.

Rrjedhimisht, një bukë e tillë ka më pak vlera. Gjithsesi sigurohuni që të konsumoni më shumë kore nga buka juaj për të marrë më shumë vlera.

Lajmet e fundit

Manchester City dhe PSG – Shiko ketu ndeshjen

Manchester City është nikoqir i Paris Saint-Germain për takimin e dytë gjysmëfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë e luajtur në...

Vjen nje lajm trondites per Kadri Veselin

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas sulmit që pësoi në tru. Infermierja nga Spitali i Mitrovicës ka...

Gjendet detaji i humbur prej 500 vjetësh, i statujës së famshme

Dora prej bronzi, e shtatores gjigante, që portretizon perandorin romak, Konstandinin e Madh, është sërish e plotë rreth 500 vjet pasi një prej gishtërinjve...

Publikohen formacionet zyrtare: Man City – PSG

Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysëmfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve. PSG po synon që të përmbysë rezultatin...

TE NGJASHME