15.6 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka mbështetur kërkesën për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kështu ka thënë raportuesja e Kosovës në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, e cila ka mbajtur një fjalim gjatë diskutimit të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perendimor.

Në votimet plenare për raportin e Kosovës, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe i bëjë thirrje të veprojë Parlamentit të BE-së”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter.

Ajo më tutje ka treguar se për liberalizimin e vizave kanë votuar 472 eurodeputetë, 165 ishin kundër gjersa 41 sosh kanë abstenuar.

Ndërkohë, gjatë raportimit në Parlamentin e Evropës, Cramon ka inkurajuar Kosovën të vazhdojë reformat e brendshme.

“Raporti gjithashtu inkurajon Kosovën të bëjë më shumë përpjekje për çështje të ndryshme të brendshme dhe lokale. Midis tyre tema si ndryshimi i klimës, politika arsimore, dhuna me bazë gjinore, për të përmendur vetëm disa … Qeveria e Kosovës duhet të kalojë reformat dhe zbatojë ato vazhdimisht”, tha ajo.

Ndryshe, Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Olivier Varhelyi pohoi se Komisioni Evropian pajtohet se është koha që të liberalizohen vizat për Kosovën, por që vendimi duhet të merret nga vendet anëtare të BE-së, prandaj ky institucion inkurajon autoritetet e Kosovës që t’u drejtohen anëtarëve dhe të punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Lajmet e fundit

Hyrja spektakolare dhe vendlindja nuk i ndihmojnë: Joshua dërmohet nga Usyk dhe humbë titujt e kampionit të botës

Anthony Joshua është mposhtur nga Oleksander Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve. Boksieri britanik...

Hyrje spektakolare e Anthony Joshuas në ring – frikë për Usyk

Anthony Joshua dhe Oleksander Usyk kanë arritur tashmë në ring, ku do të ndeshen për meçin e madh të peshave të rënda. Boksieri britanik dhe...

Tensionet në veri, presidenti i Këshillit Evropian ka një thirrje për Kurtin e Vuçiqin

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të Kosovës. Ai ka kërkuar që të vijojë procesi i negociatave. Përmes...

Tensionet me Serbinë/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, detaje çka u diskutua

Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Në mbledhje u shqyrtua situata e...

TE NGJASHME