23.7 C
Pristina
Saturday, June 19, 2021

Gjykata Speciale merr vendim të ri për Salih Mustafën

Gjykata Speciale ka vendosur ta mbajë edhe më tej në paraburgim ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Gjykatësi Nicolas Guillou ka vlerësuar se ka ende ekziqe që kanosen në rast të lirimit të Mustafës.

Megjithatë, gjykatësi në vendimin e tij tregon se është pothuajse i bindur se s’ka rrezuk që Salih Mustafa të arratiset. Por, ai thotë se rreziqet tjera mbesin të mëdha, prandaj ai s’mund të lirohet as me kushtet e paraqitura nga mbrojtja.

“Për sa i përket rrezikut të arratisjes, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se disa nga kushtet e propozuara, veçanërisht ndërmarrja e Z. Mustafa për të qëndruar në arrest shtëpiak ose ndonjë formë tjetër e ndalimit alternativ, për të pasur pajisje monitorimi të instaluara për të siguruar që ai të mos largohet nga shtëpia e tij, për ta paraqitur pasaportën e tij në autoritetet kompetente, për të kërkuar leje për çdo udhëtim të lidhur me punën, për të raportuar përpara një oficeri të ZPS-së dhe të paraqitet para Dhomave të Specializuara kur të urdhërohet, mund ta zbusin në mënyrë të përshtatshme këtë rrezik. Prandaj, gjyqtari i procedurës paraprake konfirmon gjetjet e mëparshme se rreziku i arratisjes mund të menaxhohet, nëse duhet që Z. Mustafa të lirohet me kushte të përshtatshme”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Megjithatë, gjykatësi përmend rreziqet tjera, si ai i pengimit dhe ndërhyrjes në procesin paragjyqësor ndaj tij dhe të tjera.

“Për sa i përket rrezikut të pengimit të mbarëvajtjes së procedurave të Dhomave të Specializuara ose duke kryer krime të mëtejshme, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se, duke pasur parasysh pozicionin e Z. Mustafa brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, asnjë nga ato kushte të propozuara, duke përfshirë çdo kufizim shtesë të vendosur nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, nuk mund ta kufizojnë aftësinë e Z. Mustafa për të hyrë në informacione dhe burime që do t’ia lehtësonin çdo përpjekje për t’i penguar procedurat e Dhomave të Specializuara përmes ndërhyrjes në viktimat dhe dëshmitarët, ose të kryejë krime të tjera. Kjo është e vërtetë pavarësisht nëse Z. Mustafa e vazhdon punën e tij aktuale apo jo. Në këtë aspekt, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se, në kundërshtim me atë që pretendon Mbrojtja, frika e humbjes së punës mund të mos konsiderohet si një faktor bindës në vlerësimin e tashëm, pasi është pasojë e drejtpërdrejtë (e mundshme) e procedurave penale që përfshin ndalimin e të Akuzuarit të urdhëruar sipas Ligjit”, thuhet tutje në vendimin e Nicolas Guillou.

Gjykatësi i procedurës paraprake tutje konsideron se “asnjë nga kushtet e propozuara nuk mund t’i kufizojë ose monitorojë komunikimet private të Z. Mustafa”. Përmes këtyre komunikimeve, gjykatësi vlerëson se ai mund të kërkojë dhe marrë informacione nga burime të lehta për të për ndërhyrjen në viktima ose dëshmitarë dhe se kjo mund t’i krijojë mundësinë e kryerjes së krimeve.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në përputhje me rrethanat konstaton se kushtet e propozuara, përfshirë çdo kufizim shtesë të vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake, do të ishte i pamjaftueshëm për t’i zbutur rreziqet e pengimit të procedurave të Dhomave të Specializuara ose kryerjen e krimeve të mëtejshme dhe, për atë arsye, z. Mustafa duhet të mbetet në paraburgim”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Paraprakisht, Prokuroria e Specializuar në Hagë kishte argumentuar me shkresë se asnjë kusht nuk do të mjaftonte për t’i evituar rreziqet e mundshme që mund të vinin nga lirimi i tij, andaj theksuan se mbajtja e tij në paraburgim është e domosdoshme që hetimet të mos pengohen.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, ishte i pari nga ish-anëtarët e UÇK-së që u arrestua dhe transferua në paraburgimin e Gjykatës Speciale më 24 shtator. Ai akuzohet për një sërë veprash që cilësohen si krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Lajmet e fundit

Manchester City dhe PSG – Shiko ketu ndeshjen

Manchester City është nikoqir i Paris Saint-Germain për takimin e dytë gjysmëfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë e luajtur në...

Vjen nje lajm trondites per Kadri Veselin

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas sulmit që pësoi në tru. Infermierja nga Spitali i Mitrovicës ka...

Gjendet detaji i humbur prej 500 vjetësh, i statujës së famshme

Dora prej bronzi, e shtatores gjigante, që portretizon perandorin romak, Konstandinin e Madh, është sërish e plotë rreth 500 vjet pasi një prej gishtërinjve...

Publikohen formacionet zyrtare: Man City – PSG

Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysëmfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve. PSG po synon që të përmbysë rezultatin...

TE NGJASHME

Manchester City dhe PSG – Shiko ketu ndeshjen

Manchester City është nikoqir i Paris Saint-Germain për takimin e dytë gjysmëfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë e luajtur në...

Vjen nje lajm trondites per Kadri Veselin

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas sulmit që pësoi në tru. Infermierja nga Spitali i Mitrovicës ka...

Gjendet detaji i humbur prej 500 vjetësh, i statujës së famshme

Dora prej bronzi, e shtatores gjigante, që portretizon perandorin romak, Konstandinin e Madh, është sërish e plotë rreth 500 vjet pasi një prej gishtërinjve...

Publikohen formacionet zyrtare: Man City – PSG

Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysëmfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve. PSG po synon që të përmbysë rezultatin...