13.7 C
Pristina
Friday, September 24, 2021

BE ka këtë thirrje pas deklaratës së Kurtit për Asociacionin

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që e dëmtojnë përparimin e suksesshëm të dialogut.

Kjo thirrje vjen si reagim lidhur me deklaratat e Kurtit se dialogu duhet të bazohet në disa parime, në mesin e të cilave është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe lidhur me deklaratën e kryeministrit të ri të Kosovës se kundër krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“BE-ja gjithmonë u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e dëmshme për atmosferën e favorshme për përparimin e suksesshëm në dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian për mediumin serb në Kosovë.

Të hënën, para seancës ku u zgjodh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur për ta parë prespektivën e Qeverisë së re lidhur me këtë çështje. Aty, kreu i Qeverisë tha se s’mund të ketë as Asociacion të komunave me shumicë serbe, të cilin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës që ta themelojë sa më shpejt.

“Neni 44 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës garanton lirinë e asocimit, prandaj besoj që nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Kapitulli i dytë i Kushtetutës normon të drejtat dhe liritë themelore. Në anën tjetër, nuk mund të kemi Asociacion njëetnik- e thotë edhe Gjykata Kushtetuese. Mund të ketë Asociacion të komunave të bjeshkës së Rugovës, maleve të Sharrit, etj., por jo njëetnik”, ka thënë Kurti në këtë tryezë.

Lajmet e fundit

Çfarë ndodh nëse Serbia suImon me ushtri?/ Profesori universitar: Ata që frikësohen le të ikin nga Prishtina!

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar lidhur me pretendimet e rreme të Serbisë se forcat policore të Kosovës kanë qëlluar tre serbë. Ai përmendi edhe...

​COVID-19, sërish ngadalësim global i pandemisë

Pandemia COVID-19 është ngadalësuar sërish këtë javë në botë, sipas të dhënave më të fundit. Me 510 000 raste infektimi të regjistruara çdo ditë në...

Foshnjat e lindura në këto data kanë shansin më të mirë për sukses në jetë

Studiuesit e MyHeritage hulumtuan kur 1,000 fitues të çmimeve prestigjioze kishin lindur për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë të sjellin sukses,...

Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon personalitetin tuaj

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një dush të ngrohtë. Sidoqoftë, mënyra se si laheni nuk është kurrë e njëjtë. Mund të mos e...

TE NGJASHME