23.7 C
Pristina
Saturday, June 19, 2021

Albin Kurti me paralajmërim të ashpër për AKP-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar sot e-mail, kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Bajram Zejnullahu, anëtarëve të këtij bordi dhe Drejtorit Menaxhues, Valon Tolajt, ku iu ka kërkuar që deri në komunikimin e radhës të mos marrin vendime që kanë të bëjnë me privatizimin, tjetërsimin dhe çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me të ardhmen e ndërmarrjeve shoqërore.

“Jam njoftuar që sot po mbahet mbledhja e 147-të e Bordit. Pas shqyrtimit të agjendës që keni për mbledhjen e sotme, më poshtë ju lutem gjeni kërkesën time urgjente”, thuhet në letrën e Kurtit.

Kryeministri kërkon nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) që të pezulloi deri në komunikimin e ardhshëm çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin tjetërsimin dhe çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me të ardhmen e ndërmarrjeve shoqërore, siç janë edhe qiradhëniet apo shitjet pa tender publik.

“Po ashtu, kerkoj që të pezulloni çdo vendimmarrje te ndërmarrjet shoqërore që janë të privatizuara me kushte e që janë akoma nën administrimin e AKP-së”, ka shkruar Kurti.Sipas kryeministrit, Qeveria e re ka filluar punën këtë javë dhe programi qeverisës do të hartohet së shpejti.

“Në këtë program adresojmë edhe veprimtarinë, kompetencat dhe funksionin e AKP-së. Ju lutem të keni në konsideratë këtë kërkesë deri në vendimin e ardhshëm te Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në e-mailin e Kurtit.

Lajmet e fundit

Manchester City dhe PSG – Shiko ketu ndeshjen

Manchester City është nikoqir i Paris Saint-Germain për takimin e dytë gjysmëfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë e luajtur në...

Vjen nje lajm trondites per Kadri Veselin

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas sulmit që pësoi në tru. Infermierja nga Spitali i Mitrovicës ka...

Gjendet detaji i humbur prej 500 vjetësh, i statujës së famshme

Dora prej bronzi, e shtatores gjigante, që portretizon perandorin romak, Konstandinin e Madh, është sërish e plotë rreth 500 vjet pasi një prej gishtërinjve...

Publikohen formacionet zyrtare: Man City – PSG

Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysëmfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve. PSG po synon që të përmbysë rezultatin...

TE NGJASHME