16.7 C
Pristina
Saturday, September 25, 2021

Shkuan për të peshkuar, policia amerikane i gjen tre shokët e masakruar pranë liqenit

Policia në Florida është duke hetuar vrasjen e tre miqve që janë rrahur dhe vrarë me armë zjarr në liqenin Streety në Frostproof, ku trupat e tyre të pajetë janë gjetur, shkruan ABC News.

“Kemi hasur në një skenë rrëqethëse”, ka deklaruar sherifi Graddy Judd para gazetarëve duke shtuar se ka parë shumë vrasje, por se këto janë më të këqijat që ka pasur rastin t’i shoh gjatë karrierës, transmeton Telegrafi.

Trupat e tre miqve, Damion Tillman, 23-vjeç, Brandon Rollins, 27, dhe Keven Springfield, 30-vjeç, sipas sherifit ishin masakruar.

Treshja ishin nisur gjatë natës për peshkim dhe kërkonin një vend të përshtatshëm afër liqenit, kur u sulmuan disa minuta pasi kishin arritur në destinacion.

Policinë e kishte informuar babai i Rollinsit, të cilin e kishte zgjuar i biri i tij me një telefonatë duke kërkuar ndihmë nga ai.

“Me të mbërritur në vendin e ngjarjes dhjetë minuta pas telefonatës, kishte gjetur të birin që ende jepte shenja jete, kurse dy të rinjtë tjerë tashmë kishin vdekur”, ka thënë ndër tjera sherifi, duke shtuar se i kishte telefonuar babai i të ndjerit nga një pompë e derivateve.

I biri i tij kishte arritur t’ia thotë disa fjalë babait të tij, por ato fjalë që ia ka thënë nuk janë bërë publike për opinionin. Rollins kishte ndërruar jetë para se të arrinte autoambulanca.

I pyetur nëse të rinjtë njiheshin me vrasësin, sherifi tha se nuk mund të thotë asgjë me siguri, por shtoi se “nuk bëhet fjalë për një vend që rastësisht takoni një person”.

Lajmet e fundit

Gjenerali serb që mori pjesë në heqjen e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë po merr pjesë në protestat në Jarinjë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar identitetin e dy prej personave që po marrin pjesë në bllokimet e rrugëve magjistrale që...

Dardan Molliqaj zemërohet me opoziten qe i doli në krah Kurtit kundër Vuçiqit

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në facebook ka reaguar për gjendjen që është duke ndodhur tani në Kosovë. Molliqaj shprehet i zemëruar...

Kryeministri Kurti publikon fotografi të indivdëve të cilët po marrin pjesë në bllokimet në Jarinjë dhe Bërnjak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në bllokimet e rrugëve magjistrale që shpien në drejtim të vendkalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak po...

Kemi vetëm dy zgjidhje: O ta braktisim Kurtin e t’i përkulemi Vuçiqit, o të dëshmojmë se meritojmë atdhe e shtet!

Albin Kurti sot nuk e ka të lehtë, sepse përballë vetes nuk i ka vetëm luftënxitësit që e drejtojnë Serbinë, por edhe ‘paqendërtuesit’ shqiptarë...

TE NGJASHME