7.7 C
Pristina
Friday, December 4, 2020

Kërkohet heqja e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve

Tash e shumë vjet institucionet e Kosovës i kushtëzojnë qytetarët e vendit të paguajnë tatimin në pronë dhe disa shërbime të tjera komunale për regjistrimin e veturave.

Deri para shfaqjes së virusit Covid-19 sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë qenë 150 mijë automjete të paregjistruara.

Pandemia ka ndikuar që ky numër të rritet edhe më shumë. Ndërkohë, ky kushtëzim në mënyrë direkte paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ministri Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu duke pranuar se numri i veturave të paregjistruara është në rritje, ka thënë se për t’u liruar qytetarët nga këto kushtëzime, kërkohet të bëhen ndryshime ligjore.

“Po është fakt se një numër i madh i automjeteve në Republikën e Kosovës janë të paregjistruara. Numri është rritur, në fakt edhe gjatë kohës së pandemisë, mirëpo rritja e këtij numri bëhet fjalë për automjetet që bëjnë regjistrime të rregullta që për shkaqe dhe arsye të njohura kanë mbetur edhe një numër i caktuar. Për sa i takon numrit të automjeteve të paregjistruar si kontigjencë për gjatë viteve, ne me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me kompanitë e sigurimeve, kemi filluar hartimin e një udhëzimi administrative me të cilin do ta rregullojmë këtë çështje dhe në momentin e parë që na krijohen kushtet dhe rrethanat do ta procedojmë”, deklaron Veliu.

Ai po ashtu ka thënë se për automjetet që kanë mbetur pa u regjistruar për shkaqe të pandemisë, MPBAP-ja po vepron me vendime të herë pas hershme, derisa shton se çështja e pagesave është e rregulluar me udhëzime administrative.

“Kur po ka vështirësi po e zgjasim afatin e regjistrimit. Nga një herë ka edhe mungesë për tabelat për shkak të furnizimit jo të mirë me tabela. Nga një herë janë arsye të tjera, mirëpo, ne po veprojmë në kushte të pandemisë me vendime të veçanta në mënyrë që ta rregullojmë këtë çështje… Çështja e pagesave është rregulluar me udhëzime të ndryshme, me ligje. Kështu që ne ndonjë rregull mund ta përjashtojmë, por pa ndryshime ligjore ne nuk mund të bëjmë më tepër”, thotë ai.

Derisa, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i kontaktuar nga KosovaPress, ka thënë se asnjë prej këtyre kushtëzimeve për regjistrim nuk janë në kompetencën e kësaj ministrie. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku për KosovaPress, thotë se sipas ligjeve në fuqi, respektivisht Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, është përcaktuar mënyrat e mbledhjes së detyrueshme të tatimit në pronë të cilat mund të ushtrohen nga organet kompetente.

Ai ka marrë në vlerësim numrin e tërësishëm të mjeteve motorike të siguruara dhe ka konstatuar se rreth 350 mijë qytetarë janë të kushtëzuar në procesin e regjistrimit të mjetit të tyre motorik.

Mazreku bëri me dije se me datë 24.06.2019 kanë paraqitur ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe lidhur me këtë.

Lajmet e fundit

Videoja e ketrit që u bë virale, i ‘kërkon’ ujë një djaloshi i cili e mbante një shishe në dorë

Veprimi i ketrit të etur po bën xhiron e botës, teksa u kap në një video duke i ‘kërkuar’ ujë një djaloshi,...

Tingulli misterioz që po dëgjohet çdo natë në Beograd, deklarohen zyrtarët kompetentë në Serbi

Tingulli i pashpjegueshëm që po dëgjohet pikërisht në ora 3 të mëngjesit nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit të Serbisë, Beograd –...

Morgjet janë stërmbushur me viktima të COVID-19 në SHBA, mbi 140 mijë të vdekur – numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në SHBA ka tejkaluar shifrën prej 140 mijë. Në 42 nga 50 shtetet amerikane, numri i...

Mjekët bëjnë thirrje që të mos përdoret terapia për COVID-19 e shpërndarë në rrjetet sociale

Një postim me një terapi me medikamente për Covid e shpërndarë në rrjetet sociale po konsiderohet e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve...

TE NGJASHME